Si ndikon konsumimi i kafeinës gjatë shtatëzanisë në jetën e fëmijës
Të fillosh ditën me një kafe ose qaj duket e magjishme për dikë, por kjo mund të ndikojë negativisht në jetën e fëmijës suaj gjatë kohës kur ju jeni shtatëzënë.
Fëmijët të cilët janë të ekspozuar ndaj një doze të vogël kafeine para se të lindin është gjetur se janë më të shkurtër se fëmijët e nënave të cilat nuk kanë konsumuar kafeinë gjatë shtatëzanisë, referuar një studimi të publikuar të hënën në JAMA Network Open, shkruan CNN, transmeton Zeri.info.
“Fëmijet e prindërve të cilët kanë konsumuar kafeinë gjatë shtatëzanisë ka rezultuar të jenë më të shkurtët në moshën 4-vjeçare sesa fëmijët e prindërve që s’kanë konsumuar kafeinë dhe ky ndryshim do të rritet çdo vit më shumë deri në moshën 8-vjeçare”, thotë autorja Dr.Jessica Felason.
Sipas Gleason, studiues në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve dhe Zhvillimit Njerëzor “Eunice Kennedy Shriver”, kjo nuk është ndonjë diferencë e madhe në gjatësi, transmeton Zeri.info.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve ka rekomanduar se kafeina duhet limituar në më pak se 200 miligram për ditë gjatë shtatëzanisë.
Sipas një studimi të klinikës “Cleveland” një filxhan çaji përmban 75 miligramë kafeinë, një filxhan kafe përmban 100 miligram, kurse një çokolatë ka rreth 31 miligramë kafeinë. /Zëri