Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Shëndetësi
November 09, 2022 - 14:09
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 82 testime tre persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Po ashtu gjatë këtyre orëve është shëruar një person, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Gjithsej janë vaksinuar 11 persona.
Aktualisht janë 17 raste aktive në gjithë vendin. Zëri