Tetë sinjale që ju jep trupi për t’ju treguar se po injoroni veten dhe dëshirat tuaja
Disa njerëz dashje pa dashje injorojnë dëshirat e tyre pa menduar për stresin që kjo mund t’u shkaktojë
Studimet tregojnë se stresi dhe shtypja e emocioneve tuaja ka një ndikim negativ në shëndetin tuaj. Si ta kuptoni këtë?
E dini se në mënyrë të pavetëdijshme, duke injoruar dëshirat tuaja të vërteta mund të shihni probleme në shëndetin fizik?
1. Infeksionet e shpeshta
Ti mund të sëmuresh shpesh dhe bie lehtësisht pre e baktereve të ndryshme. Studimet kanë treguar se stresi kronik dobëson sistemin imunitar për shkak të reduktimit të kortizolit.
2. Dhimbje muskujsh
Ndonëse nuk keni bërë asnjë aktivitet që do ta sforconte trupin tuaj, ndjeni vazhdimisht dhimbje apo therje muskujsh. Arsyeja është rritja e adrenalinës së shkaktuar nga stresi. Të tilla kontraktime mund të jenë të pavetëdijshme dhe si rezultat shkaktojnë dhimbje, shkruan Psychology Today.
3. Mungesë energjie
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ndërkohë që kur bëni analizat e gjakut gjithçka është në normë. Thjesht po përjetoni stres. Duhet një energji e madhe për të pranuar atë që je dhe për të bërë gjërat që do.
4. Depresion dhe ankth
Një ndjesi mërzie e pashpjegueshme të pushton herë pas here. Ndjen se nuk ka asgjë që të emocionon në jetën tënde dhe mendon se nuk mund të arrish të bësh kurrë gjërat që do. Të gjitha këto mendime mund të shkaktojnë depresion dhe gjendje ankthi.
5. Konsumimi i ushqimeve/pijeve të pashëndetshme
Kohët e fundit ke vënë re që ha shumë, shpesh dhe vetëm ushqime të pashëndetshme. Alkooli është shoku më i mirë dhe ke nisur të përdorësh substanca të tjera. Të gjitha këto shërbejnë për të të bërë të ndihesh mirë për fare pak kohë duke të mpirë, por pasojat negative në afatgjatë mund t’ju frikësojnë. Duhet shumë kohë dhe energji dhe dëshirë për t’u marrë me gjëra të shëndetshme që të bëjnë mirë në afatgjatë.
6. Nuk e dëgjoni kurrë intuitën tuaj
Ndonjëherë është ai zëri i brendshëm që të thotë se diçka po e bën gabim apo mirë. Është pikërisht ndjesia në stomak që përpiqet të të drejtojë tek zgjidhja e duhur, por ti zgjedh ti injorosh thjesht sepse ke zgjedhur të injorosh dëshirat e tua, citon Anabel.
7. Probleme në punë dhe në marrëdhënie me njerëzit
Ndoshta për gjithçka ndodh ti fajëson të tjerët. Ose varesh prej tyre derisa të ndihesh e aprovuar dhe e vlerësuar. Në këtë skenar, dikush mund të ndërrojë punën, lidhjet, ose edhe qytetin duke menduar se është faji i të tjerëve që kanë probleme, kur në fakt problemi i vërtetë është brenda.
8. Ndihesh bosh
Nëse gënjen veten dhe mendon se mund të përballosh injorimin që i bën dëshirave të brendshme, sigurisht që do të ndihesh bosh. Ti kalon shumë kohë duke menduar se çfarë të tjerët po mendojnë për ty dhe harron se cili do TI të jesh në jetë. /Telegrafi/