Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Shëndetësi
November 03, 2022 - 10:26
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shtatë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Po ashtu MSH-ja ka njoftuar se pesë persona janë shëruar, ndërsa nuk është shënuar ndonjë viktimë nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht në Kosovë janë 7 raste aktive me koronavirus. /Zëri