Si duhet të kujdesemi për lëkurën gjatë verës?

Shëndetësi June 11, 2022 - 19:36

A mjafton vetëm aplikimi i kremrave me mbrojtje të lartë nga rrezet? Për këtë foli më detajisht dermatologia Eljona Shllaku.

Mjekja sqaroi se gjatë gjithë vitit kujdesi për lëkurën duhet të jetë primar, por në periudha dhe stinë të ndryshme duhet të kujdesemi në mënyrë të veçantë.

“Gjatë stinës së verës për shkak të rritjes së temperaturave kemi dhe një shtim të fluksit të gjakut në sipërfaqe të lëkurës dhe gjatë kësaj periudhe ne kemi probleme të sëmundjeve specifike, siç mund të jenë aknet që acarohen gjatë stinës së verës për shkak të hiper prodhimit të yndyrës,’ – tha ajo.

Shllaku tregoi se në rast përdorimi të retinolit, gjatë stinës së verës duhet të marrim retinol me përqëndrime të ulëta, ndërsa për vitaminën C nuk ka asnjë ndryshim sa i takon përdorimit.

Në rast se nuk tregojmë kujdesin e duhur, në verë rritet rreziku për hiperpigmentime të lëkurës (njolla)./euronews.al