MSH: Komplikimet në zemër më të larta pas infektimit me COVID-19 sesa pas vaksinimit
Foto: Ilustrim

MSH: Komplikimet në zemër më të larta pas infektimit me COVID-19 sesa pas vaksinimit

Shëndetësi April 18, 2022 - 14:00

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kudër COVID-19.

Ata kësaj thirrjeje ia kanë bashkëngjitur edhe një studim, i cili tregon se komplikimet në zemër janë më të mëdha pas infektimit me këtë virus sesa pas vaksinimit.

MSH-ja thotë se vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kudër COVID-19 dhe komplikimeve.

“Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar ngav komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim. /Zëri

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=297535209216968&set=a.228735889430234&type=3