Vitamina C, zinku, nuk i zvogëlojnë simptomat e COVID-19, tregon studimi i ri

Vitamina C, zinku, nuk i zvogëlojnë simptomat e COVID-19, tregon studimi i ri

Shëndetësi February 13, 2021 - 15:30

A ndihmon vitamina C dhe zinku në luftimin e Covid-19? Ja ç’thonë studimet e reja!

Jo, madje as në doza të larta, sipas disa provave të para klinike për testimin e suplementeve nën mbikëqyrjen mjekësore.

Pavarësisht nga përdorimi i popullarizuar i vitaminës C dhe zinkut për të luftuar ose zvogëluar ashpërsinë e ftohjeve virale dhe gripit, studimi i ri, i botuar të premten në JAMA Network Open, zbuloi se dy suplementet nuk kishin asnjë përfitim për njerëzit e izoluar në shtëpi me COVID-19, shkruan CNN, raporton Telegrafi.

Prova klinike i dha doza të larta të secilit suplement tre grupeve me 214 njerëz që po shëroheshin/kuroheshin në shtëpi. Një grup i katërt mori kujdes standart, si pushimi, hidratimi, ilaçe për uljen e temperaturës dhe jo suplemente.

“Glukonat zinku me dozë të lartë (zink), acid askorbik (vitaminë C), ose të dy suplementet nuk i zvogëluan simptomat e SARS-CoV-2”, sipas kardiologut të Klinikës Cleveland, Dr. Milind Desai dhe një ekipi nga Klinika Cleveland.

Dozat e larta, sidoqoftë, kanë shkaktuar disa efekte anësore të pakëndshme për pacientët që marrin suplemente.

“Më shumë efekte anësore (marrje mendsh, diarre dhe dhimbje stomaku) u raportuan në grupet që kishin marrë doza të larta suplementesh. 

Shumë njerëz i drejtohen vitaminës C dhe zinkut për të luftuar ftohjet virale dhe gripin. Vitamina C është një antioksidant i njohur dhe luan një rol thelbësor në mbështetjen e sistemit imunitar. Edhe pse nuk është treguar të parandalojë sëmundjen, studime të tjera kanë zbuluar se ajo mund të shkurtojë ftohjet me 8% tek të rriturit dhe 14% tek fëmijët.

Megjithatë, përdorimi i vitaminës C pas fillimit të simptomave të ftohjes, nuk duket dhe aq i dobishëm, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA.

Zinku mund të ndihmojë aftësinë e një qelize për të luftuar infeksionin, tha studimi, “ndërsa ka prova se mungesa e zinkut rrit citokinat pro-inflamatore dhe ul prodhimin e antitrupave”.

Çfarë do të thotë kjo në jetën reale? Nëse merret brenda 24 orëve nga shenjat e para të një ftohjeje, zinku mund të zvogëlojë gjatësinë e një të ftohti me vetëm një ditë, sipas një përmbledhjeje të 13 studimeve.

Image