Përgatisni këtë pije për të ndaluar menjëherë diarrenë

Përgatisni këtë pije për të ndaluar menjëherë diarrenë

Shëndetësi July 04, 2020 - 14:55

Shpesh, diarreja ndodh për shkak të konsumit të ushqimeve të kontaminuara me mikrobe.

Trupi juaj reagon duke u përpjekur të nxjerrë sa më shumë mirkobe të jetë e mundur. Kjo çon në frekuentime të shpeshta të tualetit, dhimbje të stomakut dhe ndonjëherë edhe ethe.

Diarreja zakonisht largohet vetë pas disa ditësh. Ekzistojnë edhe barna anti-diarre, të cilat shpesh nuk rekomandohen sepse pengojnë daljen e mikrobeve nga zorrët tuaja.

Në të shumtën e rasteve, gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i lini zorrët të pastrohen, por kjo nuk do të thotë të mos bëni asgjë për të ndaluar diarrenë.

Në fakt, ekziston një medikament efektiv që ndihmon trupin të eliminojë mikrobet dhe të përshpejtojë shërimin e traktit gastro-intestinal. Kjo zgjidhje përfshin përgatitjen e një çaji me një bimë shumë të njohur për ju: xhinxherin.

Xhinxheri është shumë i njohur për aftësinë e tij për të luftuar inflamacionin dhe kjo është arsyeja pse konsumimi i tij sjell përfitime tek çdokush që vuan nga diarreja.

Pjesa e poshtme e traktit gastro-intestinal mund të irritohet dhe inflamohet nëse merrni ushqime të kontaminuara, duke shkaktuar diarre, transmeton living.al.

Një tjetër arsye pse xhinxheri është një zgjidhje efektive për diarrenë, është për shkak të vetive detoksifikuese të tij.

Siç e përmendëm më sipër, shumë raste të diarresë lidhen me tretjen e ushqimeve të kontaminuara me mikrobe. Duke ndihmuar trupin t’i eliminojë këto mikrobe të pranishme në zorrë, ju nuk do të vuani më nga diarreja.

Ja si të përgatisni këtë pije me xhinxher i cili ka veti të fuqishme antispazmatike:

Qëroni një copë të vogël xhinxher.

Grijeni derisa të përftoni një lugë çaji.

Vendoseni në një filxhan me ujë të vluar.

Lëreni në infuzion për 5-10 minuta.

Mund t’i shtoni një lugë çaji lëng limoni ose pak mjaltë.

Mund ta pini tre herë në ditë për të lehtësuar simtpomat e diarresë. Pirja e sa më shumë lëngjeve gjithashtu parandalon komplikacionet e diarresë, siç është dehidratimi.