Rëndësia e ujit për organizmin tonë

Rëndësia e ujit për organizmin tonë

Shëndetësi May 14, 2020 - 08:23

Uji ka një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e organeve vitale.

Trupi ynë përbëhet nga 55-75 përqind ujë, prandaj edhe kemi aq shumë nevojë për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi.

Mesatarisht, njeriu duhet të pijë rreth 2 litra ujë në ditë, në mënyrë që ta kompensojë sasinë e ujit që nxirret jashtë me anë të urinës, djersës.

Uji na ndihmon që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit të yndyrnave. Ky proces ka shumë rëndësi te personat që duan të humbin peshë. Uji jep ndjenjën e ngopjes, prandaj personave që duan të humbin në peshë u këshillohet që të pinë një gotë ujë para çdo vakti. Uji tretë produktet e dëmshme të cilat krijohen gjatë metabolizmit, duke mundësuar nxjerrjen sa më të shpejtë të tyre në ambientin e jashtëm.

Nëse organizmit i mungon uji, kjo reflektohet në funksionimin e të gjitha sistemeve të tij dhe personi i tillë ndjen lodhje, dhembje të kokës, marramendje, etje dhe ngërçe në muskuj.

Marrja e sasive të mjaftueshme të ujit dhe konsumimi i pemëve dhe perimeve është gjëja më e mirë që mund të bëni për lëkurën tuaj, nëse doni që ajo të duket e freskët dhe e re.
Te personat gjithnjë të dehidruar lëkura është më pak elastike. Kjo gjendje ndryshon nga lëkura e thatë, e cila është kështu kryesisht për shkak të sapunit, ujit të nxehtë dhe ekspozimit në ajër të thatë.

Nga pemët dhe perimet, më së miri është që të konsumoni ato që përmbajnë sasi të mëdha të ujit si bostani, rrushi, domatja, kastraveci, patëllxhani etj të cilat e ndihmojnë lekurën tuaj dhe gjithë organizmin të jenë të shëndetshëm.