Dr. Fauci: Miliona doza të vaksinës kundër koronavirusit do jenë në dispozicion në janar

Dr. Fauci: Miliona doza të vaksinës kundër koronavirusit do jenë në dispozicion në janar

Shëndetësi April 30, 2020 - 19:46

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i koronavirusit në SHBA, tha të enjten se ‘qindra miliona’ vaksina të koronavirusit mund të bëhen të disponueshme në janar të vitit të ardhshëm dhe se ka kompani private që në mënyrë ekspresive përpiqen t’i prodhojnë ato.

Projekti u zbulua nga Bloomberg të mërkurën dhe nuk ishte njoftuar zyrtarisht nga administrata deri në intervistën e Dr. Fauci-t, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ai synon të ketë 300 milionë doza të vaksinave gati deri në janar, pavarësisht paralajmërimeve nga mjekët se nxitimi i procesit mund të çojë në më shumë vdekje ose probleme shëndetësore.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë tha se vendosja në dispozicion sa më shpejt e një vaksine është si rezultat i presidentit amerikan Donald Trump.

Kompanitë Johnson & Johnson, Moderna dhe Universiteti i Oksfordit janë ndër ato që tashmë kanë filluar përgatitjet për prodhimin e miliona dozave.

Ky është afati më i shkurtër i dhënë deri më tani nga Fauci i cili, deri vonë, ishte duke thënë se do të duheshin 12-18 muaj për të arritur tek vaksina.