Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Dietologia: Ja bima që duhet përdorur për forcimin e imunitetit kundër koronavirusit

Dietologia: Ja bima që duhet përdorur për forcimin e imunitetit kundër koronavirusit

Shëndetësi April 09, 2020 - 21:01

Në këtë periudhë pandemie kur të gjithë ndihemi të rrezikuar për shëndetin tonë, është e rëndësishme që krahas masave që sugjerohen për limitimin apo kufizimin total të lëvizjes, të kujdesemi dhe për dietën tonë ushqimore. Frutat dhe perimet janë shumë të domosdoshme për t’u konsumuar në përditshmëri.

Por duke qenë në gjendje “lufte” ndaj një armiku të padukshëm, është po ashtu i rëndësishëm dhe përdorimi i suplementeve ushqimore natyrale, të cilat na ndihmojnë të përforcojmë mbrojtjen e imunitetit tonë.

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishte dietologia Diola Dosti-Baftiu. Ajo u shpreh se kryefjala e këtyre ditëve është padyshim sistemi imunitar dhe ushqimet e freskëta dhe të pasura me vitamina dhe minerale që duhet të konsumojmë. Sipas dietologes mjaft e rëndësishme është edhe Aloe Vera, që mund ta marrim me anë të suplementeve.

Diola Dosti-Baftiu: Kryefjala është sistemi imunitar dhe ushqimet e freskëta, që kanë kryesisht ngjyrën e gjelber, spinaqi, brokoli, edhe Aloe Vera, gjithashtu mund të përdoret në këtë kohë, hudhra, qepa që kanë dhe antibakterialë në të njëjtën kohë. Ushqimet duhet të jenë të pasura me antioksidantë që na furnizojnë me vitamina dhe minerale dhe na krijojnë dhe ndjesinë e ngopjes.

Rudina Magjistari: Cilat janë veçoritë e Aloe Vera dhe si ndihmon ajo në imunitetin tonë?

Diola Dosti-Baftiu: Aloe Vera është një bimë biologjikisht aktive, janë diku tek 420 lloje të Aloes. Thuhet që ka 75 komponentë të ndryshëm duke përfshirë vitaminën A, vitaminën C, vitaminën E si një antioksidant shumë i mirë. Ka enzima të ndryshme, ka minerale. Ka përfitime pafund dhe është antioksidant në të njëjtën kohë.