Përse nuk duhet ta mbani prezervativin në kuletë apo në xhep

Përse nuk duhet ta mbani prezervativin në kuletë apo në xhep

Shëndetësi February 19, 2020 - 21:26

Kur pak çaste t’ju ndajnë nga akti seksual, zakonisht mashkulli ai i cili e kërkon prezervativin në kuletë apo në xhep të pasmë.

Zakonisht, shumica e meshkujve mbajnë prezervativ në vende të tilla. Xhepi dhe kuleta janë vendet më të tmerrshme për t’i ruajtur prezervativët.

Kjo për shkak të fërkimit dhe temperaturës që gjenden në dy vendet e ruajtjes, transmeton lajmi.net.

“Nxehti, lagështia, fërkimi dhe drita mund të kenë ndikim në kualitetin e prezervativit dhe t’i bëjnë ata më pak efikas”, thonë ekspertët.

Kur prezervativët ballafaqohen me nxehtësi, lateksi dobësohet, që do të thotë se shanset për t’u dëmtuar kondomi gjatë aktit janë të mëdha.

Pastaj shtojani faktin se në vende të tilla prezervativi fërkohet, padyshim se kualiteti i bie dukshëm.