Pesticidet një problem edhe në Evropë, vetëm 3% e produkteve janë të shëndetshme

Pesticidet një problem edhe në Evropë, vetëm 3% e produkteve janë të shëndetshme

Shëndetësi February 15, 2020 - 13:11

Prej më se 10 vitesh tashmë që prej krijimit të marrëveshjes së Bashkimit Evropian mbi pesticidet, ato janë kryefjala e bujqësisë.

Pesticidet nuk janë gjë tjetër veçse mbrojtje për bimën, por rreziku i abuzimit dhe keqpërdorjes së tyre është shumë prezent.

Nëse përdoren pa kriter, këto substanca kimike mund të shkaktojnë një sërë problemesh tek shëndeti i njeriut dhe në mjedis.

Ekziston një lloj bindje se në vendet ku bujqësisë i kushtohet më pak vëmenedje, rreziku se fruta perimet mund të rriten me kimikate të dëmshme është i madh.

Gjithsesi sipas autidimit të fundit të tregjeve Evropiane, tregohet se ky është një problem shumë serioz ende edhe në vendet më të zhvilluara të kontinentit.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se përse këto substanca të nevojshme në bujqësi, janë kthyer në një problem global dhe çfarë po ndodh në vendet fqinje.

Tregu Evropian

Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA) të cilës i referohet AgroWeb.org, ka dalë në përfundimin se kimikatet e bimëve janë një rrezik konkret në Evropë.

Megjithëse Bashkimi Evropian prej një dekade po mundohet të marrë masa ndaj këtij problemi, ekspertët shprehen se puna e tyre në këtë drejtim është e pakët.

Në këtë raport thuhet se Komisioni Evropian pavarësisht nismës së vitit 2009 mbi certifikimin dhe zbatimin e rregullave për fermerët, monitorimi i tyre nuk është kryer.

Edhe pas kapjes në shkelje të Bullgarisë dhe Luksemburgut në vitin 2012, Komisioni nuk ka marrë asnjë masë për të verifikuar nëse vendet anëtare po ndiqnin direktivat e dhëna për reduktimin e pesticideve.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë hartuar një listë me llojet e pesticideve që duhen përdorur, gjithashtu dhe mënyrën e aplikimit të tyre.

Pas këtij auditimi i vu re se nga lista me 487 helme bimësh apo pesticide të cilat përdoren sot në të gjitha vendet, vetëm 16 prej tyre ose 3% janë të pa rrezikshme për njeriun dhe ambientin.

Sipas Komisionit Evropian misioni kundër përdorimit të pesticideve të dëmshme në këto 10 vite është fituar vetëm në 20%.

Ndërkohë ulja e përdorimit të tyre duhet të jetë një nga strategjitë kryesore të paketës “Farm to Fork”, pra për produktet  nga “Toka tek Pjata”.

Për të gjitha këto probleme, Gjykata Evropiane e Auditorëve këshillon Komisionin Evropian që të reformojë direktivat që lidhen me këtë çështje.

Kjo do të thotë kritere më të qarta, specifikime për të gjitha vendet anëtare si dhe mundësi verifikimi.

Po Shqipëria?

Në vendin tonë ka lloje të caktuara pesticidesh të cilat lejohen të përdoren në bujqësi.

Ato duhet të jenë të regjistruara sipas ndryshimeve më të fundit në ligj, në mënyrë që të mund të përdoren.

Në Prill të vitit 2019 KLSH zbuloi se në Shqipëri, gjatë viteve 2017 -2018 janë futur kimikate të rrezikshme nga Kina.

Këto kimikate nuk janë të njëjta me ato që përdoren në BE, pasi konsiderohen me rrezik të lartë.

Ministri Çuçi në Prill të vitit të kaluar ka reaguar duke thënë se nuk ka arsye për alarm, pasi ushqimet në tregjet tona janë të sigurta.

Sipas tij produktet ushqimore që qarkullojnë në Shqipëri sot janë të mbrojtura dhe të certifikuara nga ligji.

Ndërkohë përsa i përket tregtisë me vendet Evropiane, Shqipëria është pjesë e ‘Konventës se Roterdamit’.

Kjo Konventë e ratifikuar në vitin 2010, bën fjalë për deklarimin e të gjitha pesticideve të përdoruara nga vendi origjinë i mallit.

Bashkë me këtë deklaratë, duhet të qëndrojë edhe pëlqimi i vendeve shkëmbyese për të tregtuar mallrat.

Siguria ushqimore dhe mbrojtja e mjedisit është një nga temat më të rëndësishme me të cilat njerëzimi përballet sot