Katër ushqimet që i hani përditë dhe nuk e dini se po ju ‘vrasin’
Lajmet trishtuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë pohojnë se proshutat mund t’ju japin kancer.
Dhe përsëri shumica prej nesh vazhdojnë ti hanë këto ushqime potencialisht kancerogjene. Por më poshtë ne po ju rendisim edhe 4 lloje të tjera ushqimesh që për një sërë arsyesh, mund t’ju vrasin më shumë sesa proshuta.
Ja cilat janë ato:
Pijet alkoolike
Ju pëlqen apo jo alkooli është një kancerogjen i njohur. Dhe nëse pija juaj e zgjedhur është një gotë verë e kuqe, një birrë e ftohtë ose një martini. Sa më shumë alkool që të konsumoni rregullisht, aq më i lartë është rreziku juaj për zhvillimin e llojeve të caktuara të kancerit, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit. Në fakt, një studim i më shumë se 28.000 grave zbuloi se çdo pije e konsumuar në ditë u shoqërua me një rritje të rrezikut prej 12% për kancerin e gjirit. Hulumtime të tjera zbuluan se një pije e përditshme alkoolike rrit rreziqet për kancerin e zorrës së trashë me 7%.
Patate të skuqura dhe patatina
Këtu ka diçka që ndoshta nuk e dini: Patatet përmbajnë një aminoacid të quajtur asparagin. Dhe kur ato janë skuqur, asparagina prodhon një kimik të quajtur akrilamid. Akrilamid përdoret në prodhimin e plastikës dhe gjendet gjithashtu në tymin e cigareve, kështu që nuk është befasi që të konsiderohet kancerogjen i mundshëm. Në fakt, OBSH thotë se nivelet e larta të akrilamidit në ushqim përbëjnë një “shqetësim madhor”. Ndoshta për shkak se studimet tregojnë se niveli më i lartë i akrilamidit në gjakun tuaj shoqërohet me një rrezik në rritje për kancerin e gjirit, kancerit endometrial, ovarian dhe renal.
Drithërat
Patatja nuk është ushqimi i vetëm që prodhon akrilamid kur gatuhet në temperaturë të lartë. Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se është ende e panjohur nëse ngrënia e këtyre ushqime do t’ju shkaktojë kancer, por rekomandojnë shkurtimin e marrjes së akrilamidit, shkruan lajmi.net
Qumësht, vezë, pulë dhe djathë
Kur bëhet fjalë për ushqime me bazë shtazore, proshutat nuk “i meritojnë” të gjitha fajet. Hulumtimi zbuloi se njerëzit e moshës 50-65 vjeç, të cilët kanë marrë të paktën 20% të kalorive të tyre nga proteina me origjinë shtazore, kanë katër herë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri krahasuar me ata që kanë marrë më pak se 10% të kalorive të tyre nga proteina me bazë shtazore.