Këto janë ushqimet e jashtëzakonshme që e parandalojnë kancerin

Këto janë ushqimet e jashtëzakonshme që e parandalojnë kancerin

Shëndetësi February 14, 2020 - 18:45

Përderisa numri  i personave të diagnostikuar me kancer është duke u rritur, ka lindur nevoja urgjente për gjetjen e faktorëve dhe mënyrave më natyrale për ta parandaluar atë.

Fatmirësisht ekzistojnë disa “super ushqime”, të cilat e kanë aftësinë që ta ulin rrezikun e prekjes nga disa lloje të kancerit. Disa prej këtyre ushqimeve janë:

Grejpfruti– sigurisht keni dëgjuar për benefitet e grejpfrutit, një frutë i ngjashëm me limonin dhe portokallin. Ai përmban një sasi të lartë të vitaminës C, e cila i lufton radikalet e lira që e dëmtojnë organizmin.

Çaji i gjelbër– një luftues tjetër i kancerit është edhe çaji i gjelbër, i cili për ta pasur këto efekte duhet të jetë natyral. Ky lloj çaji përmban antioksidantë që ju mbrojnë nga kanceri i zorrës së trashë.

Brokoli– është një nga perimet më të shëndetshme. Ai e parandalon dëmtimin e AND-së dhe e mbron organizmin nga kanceri. Preferohet që të konsumoni 200 gramë të brokolit në ditë.

Domatja– përfitimet shëndetësore të domates janë të shumta. Domatet e zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës, të zorrëve dhe të vezikës urinare.

Hudhra- është një produkt tjetër natyral, i cili na mbron nga kanceri dhe përdoret edhe për trajtimin e problemeve të tjera kryesisht të lidhura me inflamacionet.