Qëndrimi ulur për orë të gjata në adoleshencë e rrit rrezikun e depresionit

Qëndrimi ulur për orë të gjata në adoleshencë e rrit rrezikun e depresionit

Shëndetësi February 12, 2020 - 16:36

Fëmijët, të cilët janë pasivë dhe qëndrojnë ulur për shumë orë pa bërë asgjë, janë më të prirë të vuajnë nga depresioni kur të rriten, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Hulumtuesit kanë përcjellë nivelin e aktivitetit të 4.200 të rinjve të moshës 12 dhe 16 vjeçare. Më pas ata i kanë pyetur këta të rinj për gjendjen e shëndetit mendor, duke përfshirë disponimin e përgjithshëm, vullnetin për jetë dhe nivelin e  koncentrimit.

Në bazë të dhënave të këtij studimi, për çdo 60 minuta të shpenzuar ulur në krevat gjatë ditës, simptomat e depresionit rriten për 10%. Fëmijët, të cilët shpenzojnë shumë kohë të ulur, pa bërë asnjë aktivitet fizik, janë për 28% më të rrezikuar të preken nga depresioni pas moshës 18-vjeçare.

Autori i këtij studimi Aaron Kandola, nga Universiteti I Londrës ka thënë se këto gjetje tregojnë se të rinjtë, të cilët janë pasivë gjatë ditës janë më të rrezikuar të preken nga depresioni, në krahasim me ata që bëjnë aktivitete fizike.

Ky studim duhet t’i inkurajojë njerëzit, që të merren me aktivitete fizike dhe të mos qëndrojnë pasivë për një kohë të gjatë, në mënyrë që ta përmirësojnë shëndetin e tyre mental dhe fizik.