Rruazat e bardha të gjakut zbulojnë çdo gjë çfarë ndodhë me trupin e njeriut

Rruazat e bardha të gjakut zbulojnë çdo gjë çfarë ndodhë me trupin e njeriut

Shëndetësi December 29, 2019 - 18:14
Detaje

Hapi i parë në përcaktimin e gjendjes së përgjithshme të organizmit ose zbulimit të sëmundjeve është analiza e gjakut, ndërsa një ndër indikatorët kryesorë të cilët shikohen paraqet numri i rruazave të bardha të gjakut (leukocitet)

Në konstatimin laboratorik janë shënuar si WBC, niveli i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm për caktimin e pothuajse çdo diagnoze dhe konsiderohen bazë e sistemit të imunitetit njerëzor, transmeton Telegrafi. 

Funksioni i rruazave të bardha të gjakut

Detyra e leukociteve është që t’i identifikojnë dhe neutralizojnë “elementet e huaja”, të kontrollojnë funksionin mbrojtës të imunitetit të orientuar në spektrin e gjerë të viruseve dhe baktereve, si edhe të eliminojë qelizat e vdekura.

Llojet dhe norma e rruazave të bardha të gjakut

Leukocitet formohen në palcën eshtërore dhe në nyjat limfatike, mirëpo ekzistojnë pesë tipa të ndryshëm: neutrofilet, limfocitet, monocitet, eozinofilet dhe bazofilet.

Kur bëhet testi i përgjithshëm i gjakut, numri i tyre llogaritet nëpërmjet formulës së rruazave të bardha të gjakut. Njeriu i shëndetshëm ka nga 5 deri në 9 mijë rruaza të bardha të gjakut në një milimetër kub, gjë që na tregon që leukocitet janë rreth 1.000 herë më të vogla se eritrocitet.

Image

Shkaktarët e mundshëm të numrit të leukociteve, të cilat nuk kanë lidhje me sëmundjet:

– Niveli i rruazave të bardha të gjakut mund të ngrihet pas racionit; prandaj gjaku merret kur e keni stomakun të zbrazët;

– Mundimi fizik gjithashtu shkakton ngritje të leukociteve, prandaj gjaku merret në mëngjes, pas pushimit. Madje rekomandohet që nëse keni ngjitur shkallët, para se të jepni gjakun të pushoni së paku 15 – 20 minuta, në mënyrë që niveli i matur i leukociteve të jetë i vlefshëm;

– Stresi dhe ndryshimi ekstrem i temperaturës shkaktojnë ngritje të leukociteve;

– Te femrat rruazat e bardha të gjakut shfaqen në numër të shtuar para menstruacioneve, si edhe në fund të shtatzënisë dhe gjatë lindjes;

– Numri i leukociteve mund të varet nga gjendja shpirtërore (humori), ushqimi, cilësia e gjumit…

Leukocitet e ngritura dhe sëmundjet

Kur në gjak maten më shumë se 8.000 leukocite në një milimetër kub, mjekët këtë tashmë e konsiderojnë alarm i cili tregon që diçka po ndodh në organizëm, përkatësisht që leukocitet shumohen në mënyrë që të luftojnë me ndonjë sëmundje, transmeton Telegrafi. Pra mund të jetë infeksion akut, përflakje, ose edhe helmim me ushqim, barna…

Në këto gjendje mund të tregohet nivel i ngritur i rruazave të bardha të gjakut:

– infeksione virusale, bakteriologjike apo kërpudhore (pneumonia, pezmatimi i bajameve, hematoksia, meningjiti, pezmatimi i zorrës qorre, i thati i qelbëzuar, poliartriti…);

– helmimi, gjakrrjedhja, artriti; – rrjedha postoperative, sulmi në zemër, pneumonia;

– sëmundjet e veshkave dhe shpretkës;

– anemia akute dhe kronike;

– kanceri në zhvillim e sipër.

Nëse trupi prodhon midis 20 dhe 500 mijë leukocite, është më se e sigurt që fjala është për ndonjë sëmundje të gjakut, tuberkulozi, tumori agresiv…

Kur numri kalon 50.000, rruazat e bardha të gjakut shpesh na tregojnë leukeminë.

Niveli i leukociteve nën mesataren

Niveli i ulët i rruazave të bardha të gjakut mund të na tregojë infeksione virusale dhe bakteriologjike (si p.sh. gripi, hepatiti, hematoksia, rubeola, malaria, shytat, virusi i sidës), artriti reumatoid, dështimi i veshkave, pasojat e rrezatimit, disa lloje të leukemisë, probleme me palcën eshtërore, aneminë…