Kanella, një aleat i fuqishëm i shëndetit
Kanella është një burim i madh i vitaminave dhe i mineraleve, përmban kalcium, hekur, mangan, vitaminë C dhe K, si dhe fibra dietetike. Ja pse duhet më shpesh të konsumoni kanellë:
Rrit imunitetin
Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës për shumë vite përdoret si një ilaç natyral. Një lugë çaji mjaltë dhe një e katërta lugë çaji kanellë të tretura në një gotë me ujë të ngrohtë e rrit imunitetin dhe mbron trupin kundër viruseve dhe baktereve, transmeton "Zëri.info".
Stimulon trurin
Studimet kanë treguar se aroma e kanellës mund t’i përmirësojë aftësitë njohëse, kujtesën, kryerjen e detyrave të caktuara dhe të provokojë vigjilencë e përqendrim. Një sugjerim i mirë është për të marrë qirinj me parfum kanelle.
Ul nivelin e sheqerit dhe të kolesterinës në gjak
Një studim i kryer në vitin 2003 tregoi se përdorimi i rregullt i kanellës mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit dhe të kolesterinës së keqe (LDL). Studimi përfshiu njerëzit me diabet të tipit 2 që kanë konsumuar 1 deri 6 gramë kanellë në ditë. Kolesterina e tyre u zvogëlua me 18 për qind dhe niveli i sheqerit në gjak me 24 për qind.
Zvogëlon dhimbjet menstruale
Gratë që vuajnë nga dhimbje të forta menstruale duhet të rrisin sasinë e konsumimit të kanellës. Me përdorim të rregullt kjo erëzë ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve.
Rrit nivelin e energjisë dhe përmirëson qarkullimin
A ndiheni të lodhur dhe pa energji? Pini një filxhan çaj frutash me ¼ lugë kanellë. Përveçse kjo përzierje provokon vitalitetin, përmirëson edhe qarkullimin. Kjo është veçanërisht e dobishme për njerëzit që kanë gjithmonë këmbët e ftohta.
Eliminon urinë
Kanella rregullon sheqerin në gjak dhe për këtë arsye eliminon ngacmimet e urisë. Dietologët rekomandojmë një meze të lehtë me molla të pjekura, duke i hedhur sipër kanellë. Kombinimi i kanellës dhe i mollëve ka shumë përparësi. Është dëshmuar se njerëzit, të cilët rregullisht konsumojnë mollë me kanellë kanë më pak yndyrë në bark.
Vitaminat: A, B, C, D, E
Proteinat: 1.6 g
Mineralet: kalcium, hekur, magnez