Rrushi kontrollon sasinë e sheqerit në gjak

Rrushi kontrollon sasinë e sheqerit në gjak

Shëndetësi tetor 19, 2019 - 12:57
Detajet

Nëse konsumoni rrush tri herë brenda ditës, në masë të madhe do të mundë të parandaloni sasinë ose ndryshimin e sheqerit në gjak pas vaktit të konsumuar. Është vërtetuar se konsumimi në masë i rrushit ndikon në kontrollin e sasisë së sheqerit në gjak, transmeton "Zëri.info".

Studiuesit kanë analizuar gjendjen shëndetësore të 46 personave, nga ku dolën në përfundimin se kjo frutë parandalon ndryshimin e sheqerit në gjak. Rrushi përmban fibra dhe antioksidues, të cilët ndikojnë në kontrollin e sasisë së sheqerit në gjak.

Mjafton që të konsumohen rreth 200 gramë rrush në ditë për të arritur efektin e dëshiruar. Nuk ka rëndësi se çfarë lloji të rrushit konsumoni. /ZËRI