Shkaktojnë fryrje dhe dhembje në bark: Këta artikuj assesi nuk bën t’i kombinoni!

Shkaktojnë fryrje dhe dhembje në bark: Këta artikuj assesi nuk bën t’i kombinoni!

Shëndetësi shtator 16, 2019 - 10:00
detajet

Mund të dëmtojnë shëndetin

Ushqimi i kombinuar me këta artikuj mund të shkaktojë vështirësi në tretje, posaçërisht personat me stomak të ndjeshëm duhet t’i shmangin.

Pemët me ushqimin tjetër

Pemët janë burimi më i mirë i vitaminave dhe antioksidanteve, mirëpo ato përmbajnë edhe thartira të cilat shkaktojnë fermentim në lukth, prandaj çojnë deri në ngadalësim të tretjes së ushqimit tjetër. Pos kësaj, pemët shkaktojnë edhe fryrje.

Për të shmangur ndikimin negativ të pemëve, më së miri është të konsumohen në lukth të zbrazët.

Mishi, peshku dhe produktet e qumështit

Edhe një kombinim i cili shpesh është i pranishëm në tryezat tona. Ajo që është e keqe është që ky kombinim ndikon shumë keq në sistemin e tretjes.

Nëse dëshironi që trupi të shfrytëzojë të gjithë përbërësit ushqyes nga mishi dhe produktet e qumështit, atëherë më së miri është t’i hani ndaras.

Pra, mishin duhet ngrënë në kombinim me perimet. Po ashtu vlen edhe për produktet e qumështit: djathi, kajmaku dhe ajka. Këta artikuj është më së miri të konsumohen me perime.

Mishi dhe patatet

Image

Këto tashmë janë kombinime tipike në trevat tona të cilat assesi nuk rekomandohen. Proteinat nga mishi treten në lukth, ndërsa qulli nga patatja tretet në zorrën e hollë.

Është konstatuar që ky kombinim ngadalëson metabolizmin, gjë që për pasojë ka shëndoshjen e shpejtë.

Qumështi dhe çfarëdo qoftë tjetër

Për shumicën është e vështirë të pranojnë faktin që qumështi është racion i veçantë dhe nuk duhet përzier me artikuj të tjerë. Shkaku i kësaj është se tretja e qumështit është shumë e ndërlikuar, transmet Telegrafi

Image

E vetmja gjë e rekomanduar të cilën mund ta kombinoni me qumështin është mjalti, sepse bashkë mund të ndikojnë volitshëm ndaj mikrobeve.