Ushqimet më të mira para ushtrimeve

Ushqimet më të mira para ushtrimeve

Shëndetësi September 14, 2019 - 12:50
Detajet

Të zgjedhni ushqimin para dhe pasi që ushtroni mund të jetë më e lehtë sesa që keni imagjinuar.

Më e rëndësishmja të ushqeheni para se të ushtroni ka të bëjë vetëm me kohën.

Nëse keni për të ushtruar pas 3 apo 4 orëve para se të ushtroni keni kohë të mjaftueshme për një diet të balancuar të përmbushur me proteina, karbohidrate të shëndetshme dhe yndyrna, raporton “Food Network”.

Këtu gjeni disa prej tyre:

Patatet

Pa marr parasysh se çfarë keni dëgjuar, patatet janë të mira për ju. Ato janë “arma sekrete” e atletëve në të gjithë botën.

Tërshëra

Një tjetër mundësi ushqimi i shëndetshëm që mund ta hani para se të ushtroni por edhe pasi që keni ushtruar ndihmon në qetësimin e muskujve.

Kafeja

Të pini një kafe para se të ushtroni ndikon në performancën tuaj, mirëpo keni në mendje që shumë kafeinë në trupin tuaj nuk është e shëndetshme.

Jogurt

Jogurtët me proteinë të ulët, apo edhe jogurtët tradicional janë zgjidhja më e mirë para një ushtrimi, ndërsa jogurti grek është më e mira pasi që keni ushtruar.

Dhe mbi të gjitha mos harroni të pini ujë, është i thjeshtë pa kalori, para dhe pas ushtrimeve duhet të pini një sasi të konsiderueshme të ujit.