Dhimbjet e vazhdueshme të fytit, shenjë e një sëmundje të rëndë

Dhimbjet e vazhdueshme të fytit, shenjë e një sëmundje të rëndë

Shëndetësi maj 23, 2019 - 08:44
Lexo tjera detaje

Sipas një studimi të fundit, mjekët e ORL-së që ndeshen me pacientë të cilët kanë dhimbje të vazhdueshme të fytit, vështirësi në frymëmarrje, në përtypjen e ushqimit ose dhimbje të veshit duhet të marrin në konsideratë edhe kancerin si shkak. Aktualisht rekomandohet që pacientët të cilët e kanë vazhdimisht zërin e ngjirur ose ju shfaqet një gjëndër në qafë të kontrollohen për kancer të fytit dhe të laringut, transmeton Gazeta "Zëri".

Gjithsesi, shkencëtarët thonë se kjo nuk duhet t’i alarmojë pacientët. “Dhimbja e fytit në vetvete nuk lidhet me kancerin laringal”, thotë shkencëtari Weilin Wu, nga Qendra Kërkimore e Kancerit në Britani.

Në Britani çdo vit raportohen 2000 raste të reja me kancer të laringut./ZËRI