Kjo është pija më e shëndetshme në botë

Kjo është pija më e shëndetshme në botë

Shëndetësi April 25, 2019 - 08:57
Këshilla jetësore

Lëngjet natyrale janë gjithnjë e më të popullarizuara si shtesë e ushqimeve, sepse në këtë mënyrë mund të hani edhe ushqimet të cilat përndryshe nuk i doni aq shumë. Kjo pije që do t’jua prezantojmë mund të jua zgjasë jetën. Lëngu bëhet nga karota, molla, limoni dhe xhenxhefili dhe ka ndikim të jashtëzakonshëm për shëndetin tuaj. Këta përbërës vendosni në aparatin për bërjen e lëngjeve dhe lëngun e fituar e pini menjëherë, transmeton Gazeta "Zëri".

Pse ndodh kjo?

Karotat

Karotat përmirësojnë shikimin, ndihmojnë kundër kancerit, lëkurën e bëjnë më të re dhe më të shëndetshme, janë të mira për zemër, pastrojnë trupin, janë të mira për shëndetin e dhëmbëve dhe mbrojnë nga sulmi në zemër.

Image

Mollët

Mollët forcojnë imunitetin, ndihmojnë për humbje të peshës, simulojnë punën e veshkave, mëlçisë, mbrojnë nga infeksionet e gojës, stimulojnë tretjen, mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut, ndihmojnë te stresi, lodhja dhe pagjumësia, si dhe pengojnë disa lloje të kancerit.

Image

Limoni

Limoni pastron veshkën dhe stimulon punën e saj, është antiseptik dhe antioksidues natyral, pengon gripin, ftohjen dhe disa lloje të infeksioneve, ndihmon në tretje, ndihmon krijimin e enzimave në veshka, normalizon punën e zorrëve, ndihmon në uljen e tensionit të lartë dhe përmirëson nivelin e kolesterinës së mirë, pengon ngërçet dhe dhimbjet në muskuj, rregullon metabolizmin, mbron nga stresi dhe depresioni, zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru, pengon krijimin e gurëve në veshka dhe fryrjen etj.

Image

Xhenxhefili

Xhenxhefili lehtëson problemet me lukthin dhe fryrjen, stimulon sekrecionin e mukozës, lehtëson kollën dhe dhimbjet në fyt, posedon veprime antibakteriale dhe antikërpudhore, prandaj edhe përdoret kundër gripit dhe ftohjes, ndihmon kundër alergjive, kundër inflamacioneve, artritit, diarresë e shumë problemeve tjera shëndetësore./ZËRI