Keni dhimbje stomaku, këto ushqime ndihmojnë

Keni dhimbje stomaku, këto ushqime ndihmojnë

Shëndetësi April 20, 2019 - 12:48

keni dhimbje të vazhdueshme barku dhe nuk dini si të liroheni prej tyre, ekzistojnë në fakt disa ushqime “magjike” për efektin që ato shkaktojnë ndaj këtyre dhimbjeve, duke i lehtësuar menjëherë dhe duke mënjanuar në këtë mënyrë përdorimin e ilaçeve, transmeton Gazeta "Zëri".

Lëngu i limonit

të konsumohet i holluar në ujë të ngrohtë dhe promovon tretjen, duke e balancuar stomakun. Falë vitaminave dhe acideve të limonit dhimbjet e stomakut do të qetësohen ndjeshëm.

Uji i ngrohtë

të ribalancuar trupin dhe rregullimin e zorrëve ju mund të pini një gotë me ujë të ngrohtë kur zgjoheni në mëngjes dhe një në mbrëmje para gjumit, ndoshta duke shtuar disa pika lëng limoni dhe mjaltë, për ta bërë atë më tërheqës për shijen tuaj.

Karafili

ata që vuajnë mbi të gjitha nga aciditeti i stomakut, ky është një ilaç shumë i dobishëm. Mbani në gojë për disa minuta pak karafil dhe do të keni një lehtësim të menjëhershëm. Një ndihmë të madhe e ofron edhe lëngu i karafilit.

Nenexhiku

Konsumi i rregullt i lëngut të nenexhikut të freskët mund të ndihmojë për të mbajtur larg fenomenet negative gastro-intestinale të acidit traktit. Mjafton një ose dy filxhanë të këtij lëngu për të pasur efektin e duhur.

Xhenxhefili

Kjo erëz duhet të shtohet në ushqime për t’i bërë ato më të shijshme, gjithashtu kufizon edhe përdorimin e kripës. Është në fakt njëra nga rrënjët më të çmuara të natyrës, sepse është e pasur me anti-inflamatorë, që promovojnë tretjen e duhur dhe kjo bën që dhimbjet e stomakut të zhduken shpejt./ZËRI