Mishi i peshkut zhvillon trurin dhe sytë e fëmijëve

Mishi i peshkut zhvillon trurin dhe sytë e fëmijëve

Shëndetësi prill 18, 2019 - 10:19
Këshilla jetësore

Ekspertët rekomandojnë që fëmijëve t’u jepet sa më shumë mish peshku, pasi ndihmon në zhvillimin e trurit dhe të syve. Këshillohet që fëmijët dhe të rriturit të konsumojnë peshk të paktën dy herë në javë, transmeton Gazeta "Zëri".

Peshku mund t’i jepet fëmijës pra që në moshën shtatëmuajshe në formë pureje ose të zier, sepse tretet lehtë. Pasi fëmija të mësojë të përtypet mund t’ia jepni në tavolinë.

Peshku është një ushqim i cili rrallëherë mund të shkaktojë alergji, prandaj mund të konsumohet pa frikë i freskët. Në çantën e ushqimit të fëmijëve mund të vendosni vazhdimisht sandviçë me peshk.

Peshku ndër të tjera ndikon në zhvillimin e kockave të fëmijëve në periudhën shkollore, sepse është i pasur me fosfor dhe minerale. Por nga ana tjetër, ekspertët na paralajmërojnë për moskonsumim të tepërt. Çdo gjë e tepërt është e dëmshme për organizmin./ZËRI