Lëngu magjik pas së cilit çmendet Hollivudi

Lëngu magjik pas së cilit çmendet Hollivudi

Shëndetësi prill 18, 2019 - 08:51
Këshilla jetësore

Lëngjet e gjelbra tashmë disa vite janë hit i vërtetë në botë. Edhe pse shkaku i ngjyrës duken paksa të gërditshëm, e vërteta është se këto lëngje në të vërtetë kanë shije shumë të këndshme nëse përgatiten si duhet, ndërsa kanë edhe një numër të madh të efekteve pozitive, nga të cilat më i popullarizuari është shkrirja e shtresave të dhjamit, transmeton Gazeta "Zëri".

Gati nuk ka asnjë bukuroshe të Hollivudit që nuk pi lëngje të këtilla dhe shumica prej tyre pikërisht këtij lëngu ia atribuojnë vijën e tyre vitale të trupit. Bëhet fjalë për lëngje të përgatitura nga frutat, po u shtohen edhe disa gjethe të perimeve të gjelbra.

Në këtë mënyrë fitohet ngjyra e gjelbër, por perimet e gjelbra nuk kanë shije të fuqishme derisa janë të freskëta, prandaj lëngu edhe më tutje ka shijen e frutave që keni përdorur. Lëngjet e tilla u sugjerohen njerëzve që kanë probleme me kilogramët e tepërt, kolesterinën e rritur ose mungesën e energjisë, por edhe për ata që janë anemikë, pasi perimet e gjelbra përmbajnë shumë hekur.

Njëra nga recetat më të popullarizuara vjen nga mbretëresha e Hollivudit për ushqim të shëndetshëm, Gwinet Paltrow. Ajo këshillon që nëse keni kilogramë të tepërt perimet e gjelbra t’i kombinoni me agrume. Ato maskohen shkëlqyeshëm në shijen e lakrës zvicerane, lakrës jeshile dhe spinaqit dhe janë të shkëlqyeshme për detoksim.

Nevojiten 5 fletë të mëdha të lakrës jeshile, një limon pa lëkurë, një mollë e madhe e prerë në flegra, rreth 2.5 cm xhenxhefil i freskët, disa fletë të freskëta mente. Të gjitha këto i hidhni në mikser së bashku me 125 ml ujë dhe i përzieni derisa të bëhet lëng dhe pastaj mund ta pini./ZËRI

Image

Image

Image