Patatja ul shtypjen e lartë të gjakut
Një studim i fundit ka treguar se patatet kanë më shumë vlera ushqyese sesa ngrënia e një bananeje, brokoli, arre ose avokadoje. Kërkuesit thanë se njerëzit gabojnë po të heqin dorë nga patatet dhe të hanë më shpesh gjërat e shtrenjta ndërkohë që këto janë edhe më të lira, shkruan gazeta "Zëri".
Patatja ka vitaminë C më shumë se në 3 avokado së bashku.
Studimi tregoi se nëse hani 2 herë patate në ditë ul shtypjen e gjakut, si dhe fëmija duhet të hajë patate pasi ka vlera ushqyese më shumë sesa nga ngrënia e arrave ose farërave të tjera.
Patatja është shumë e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina, me kripëra minerale etj. Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu./ZERI