Kërpudhat ndihmojnë kundër anemisë dhe tensionit
Kërpudhat përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, që është thelbësor për kyçet e forta dhe për parandalimin e osteoporozës. Luftojnë plakjen, përmbajnë bakër dhe selen, të cilat kanë një veprim të shkëlqyer antioksidues, shkruan gazeta "Zëri".
Jo vetëm të mira dhe të shijshme, por kërpudhat janë shumë të pasura me vitamina. Janë burimi i mirë i vitaminave të grupit B, në veçanti i vitaminës B2 dhe B3, thelbësore për metabolizmin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave dhe për ta mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm.
Furnizojnë trupin tonë me karbohidrate, të cilat japin energji. Kërpudhat janë burim i kaliumit, fosforit, magnezit, të çmuar për funksionimin e duhur të organizmit. Për më tepër, ata kanë një avantazh tjetër: ato janë të mira për kockat.
LEXO EDHE: Sot shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit
Kërpudhat janë shumë të mira edhe për personat në dietë. Janë një aleat i shkëlqyer i linjave të trupit, pasi përmbajnë rreth 90% ujë. 100 gramë kërpudha përmban nga 20 deri në 25 kalori. Këshillohet të konsumohen rreth 80 gramë në ditë dhe jo më shumë se dy herë në javë. Sa i takon gatimit, kërpudhat duhen të gatuhen gjithmonë me kujdes dhe pa kapak.
Kjo lehtëson avullimin e toksinave që mund të krijojnë probleme. Kërpudhat janë të mbushura me lëndë ushqyese. Është provuar se kërpudhat pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Një rënie 70% në rrezikun e krijimit të sëmundjes Alzheimer, kjo është vërejtur te njerëz të cilët konsumojnë kërpudha. Kërpudhat zvogëlojnë nivelin e kolesterinës, parandalojnë kancerin e gjirit dhe të prostatës etj./ZERI