Sa herë duhet të ushtroni në javë për të humbur peshë!

Sa herë duhet të ushtroni në javë për të humbur peshë!

Shëndetësi March 21, 2019 - 14:31
Lexoni detajet

Trajneri fitnesit Egzon Hyseni në Emisionin “Trend me Renaten”, në Radio Prishtina ka treguar se sa herë duhet të ushtrojë një person për të shtuar peshë.

Sipas tij është mirë që çdo person të ushtrojë pesë herë në javë por në pamundësi dhe për shkak të angazhimeve të shumta kjo mund të reduktohet edhe në katër herë, përcjell “Zëri.info”.

“Nëse shikojmë në mënyrën profesionale fituesi duhet të bëhet mbas shujtës së tretë por edhe nëse ju ik kjo përsëri më mirë është me ushtru se sa të mos ushtrosh fare.

Nëse kanë shumë angazhime iu kisha propzuar që të paktën katër herë në javë të shkojnë në fitnes”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka treguar edhe për interesimin që kanë të rinjtë për fitnes. Sipas tij është rritur interesimi për fitnes po ende nuk është në nivelin e duhur si në shumë vende të tjera.

“Duke marrë parasysh vitet e mëhershme dhe krahasuar me tash jam shumë i kënaqur. Është rrit interesi i njerëzve për fitnesin. Kjo nuk është vetëm në Kosovë por edhe në botë. Është rritur interesimi për fitnes. Në disa vende është bërë edhe obligative”, ka thënë tutje ai në emisionin “Trend me Renaten”, në Radion Prishtina.

Por ai ka pasur një kritikë për të rinjtë që sipas tij po abuzojnë me gjëra të ndryshme.

“Nuk është hale në nivelin e duhur në vendin tonë. Duke pasur parasysh se si ushqehen të rinjtë, sa abuzojnë me alkool dhe me gjëra të tjera. Ende nuk jemi në nivelin e duhur por jemi duke ecur mirë. Të rinjtë janë duke shkuar drejt shkatërrimit me alkool e me gjëra të tjera, ushqime të pakontrolluara, ushqime natën në orët e vona dhe gjumi menjëherë. Nuk duhet me i thy limitet asnjëherë”, ka pohuar ai. /ZËRI