Pijet që pastrojnë mushkëritë
Kujdesi për mushkëritë do të thotë përkujdesje edhe për organet e tjera me anë të të cilave funksionojmë.
Janë disa ushqime që sipas ekspertëve ndikojnë në pastrimin e mushkërive, organe këto me të cilat marrim frymë.
Çaji i gjelbër
Një filxhan i ngrohtë me çaj të gjelbër ndikon në pastrimin e organizmit nga toksinat, si dhe ndihmon sistemin tretës të njeriut.
Lëngu i limonit
Limoni është i pasur me antioksidant, vitaminë c dhe acid folik. Të tria këto komponentë kanë një efekt të jashtëzakonshëm në pastrimin e mushkërive, përcjell “KosovaPress”.
Lëngu i ananasit
Shmangia e pijeve të gazuara është një ndihmë shtesë për mirëmbajtjen e mushkërive. Andaj lëngjet e frutave janë ato të cilat mundësojnë një pastrim gjeneral të tyre. I tillë është lëngu i ananasit. I pasur me antioksidantë rekomandohet të konsumohet gjatë drekës.
Lëngu i karotës
Karota është e pasur me vitaminat A, K, C dhe B dhe lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak. Studimet kanë konfirmuar se disa karota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.
Xhenxhefil
Xhenxhefili është një aleat kundër sëmundjeve të këqija, duke përfshirë edhe ato të mushkërive.
Janë disa ushqime që sipas ekspertëve ndikojnë në pastrimin e mushkërive, organe këto me të cilat marrim frymë./ZËRI