Çamçakëzi shkakton probleme te muskujt e nofullës

Çamçakëzi shkakton probleme te muskujt e nofullës

Shëndetësi March 14, 2019 - 09:10
Këshilla jetësore!

Sheqeri i cili gjendet te disa çamçakëzë është një përbërje, e cila shkakton probleme për shëndetin e dhëmbëve, prandaj duhet të keni kujdes dhe ta përdorini atë pa përmbajtje sheqeri. Sipas ekspertëve dhe stomatologëve, përtypja e çamçakëzëve mund të shkaktojë simptoma të çrregullimeve, duke përfshirë dhimbje lidhur me muskujt e nofullës për përtypje dhe nyjat që lidhin nofullën e poshtme me kafkën, transmeton Gazeta "Zëri".

Përdorimi i tepruar i çdo grupi të muskujve dhe çdo nyje mund të shkaktojnë dhimbje ose probleme shëndetësore duke çuar te ngërçet e muskujve të nofullës, të kokës, të qafës. Ndërsa ekspertët thonë se me kalimin e kohës nga përdorimi i çamçakëzit mund të shkaktojë dhimbje të kokës, të veshëve, të dhëmbëve, por ata lanë të kuptohet që nëse çamçakëzi përdoret në masën e duhur nuk do të përbëjë asnjë problem për organizmin.

Sipas ekspertëve dhe stomatologëve, përtypja e çamçakëzëve mund të shkaktojë simptoma të çrregullimeve, duke përfshirë dhimbje lidhur me muskujt e nofullës për përtypje./ZËRI