Simptomat e mungesës së hekurit: Shenjat që tregojnë se duhet të hani më shumë ushqime me këtë mineral

Simptomat e mungesës së hekurit: Shenjat që tregojnë se duhet të hani më shumë ushqime me këtë mineral

Shëndetësi shkurt 15, 2019 - 19:31
Lexo detajet!

Mungesa e hekurit, njohur ndryshe si anemia, mund të ndodh kur trupi nuk është duke prodhuar qeliza të mjaftueshme të kuqe të gjakut.

Kjo zakonisht ndodh kur nuk merrni mjaftueshëm hekur përmes ushqimit. Nëse mungesa e tillë lihet pa u trajtuar, atëherë mund të shpie në probleme të zemrës, nëse jeni shtatzënë rriten rreziqet e infeksioneve, ose edhe bebja mund të lindë para kohe, transmeton Telegrafi.

Por, cilat janë simptomat e mungesës së këtij minerale?

Këto janë gjashtë shenjat kryesore:

– Jeni zverdhur
– Ndiheni të lodhur dhe të dobët
– Nuk ndiheni të aftë të bëni aq shumë ushtrime sa keni bërë normalisht
– Keni marramendje
– Keni probleme me frymëmarrje pas ushtrimeve
– Keni rrahje të pazakonshme të zemrës

Nëse i keni këto shenja, është mirë të konsultoheni me doktorin, i cili do t’ju udhëzojë t’i bëni analizat e gjakut.

Nëse analizat tregojnë se numri i qelizave të kuqe të gjakut është nën nivelin normal, atëherë ju do të duhet të konsumoni suplemente.

Për ta shmangur mungesën e hekurit, është mirë të konsumoni ushqime që e përmbajnë këtë mineral. Spinaqi, brokoli, fiku, farat e susamit, mishi, etj. përmbajnë sasi të mira të hekurit.

Përndryshe, meshkujt mbi moshën 18 vjeç rekomandohet të marrin 8.7mg hekur në ditë, ndërkaq femrat 14.8mg në ditë.