Nga salmoni deri te vaji i ullirit, aleatë kundër celulitit

Shëndetësi January 17, 2019 - 09:29
Lexoni më shumë lajme nga jeta

Tashmë shumë studime kanë treguar se faji për paraqitjen e celulitit në trupin e femrave është i stilit të jetës dhe i ushqimeve që konsumohen. Prandaj është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime për të luftuar këtë pjesë për të cilën shumë femra shqetësohen, përcjell "Zëri.info".

Image

Salmoni

Mishi i salmonit është i pasur me antioksidues, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup. Mjafton 3 herë në javë nga 300 gramë mish salmoni për t’i arritur efektet e dëshiruara.

Image

Farat e lulediellit

Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, i zinkut, i kaliumit, si dhe i vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit. Bëjeni shprehi të hani nga një gusht fara të zeza në ditë.

Specat djegëse

Specat djegëse e rrisin metabolizmin me 25% për tri orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.

Image

Uthulla e mollës

Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përmban kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.

Çaji jeshil

Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit.

Vaji i ullirit 

Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t’i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.

Vitaminat: A, B, C, D, E

Proteinat: 66 g      

Mineralet: Kalcium, hekur

1. Farat

Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, i zinkut, i kaliumit, si dhe i vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit. Bëjeni shprehi që të hani nga një gusht fara të zeza në ditë.

2. Uthulla

Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përmban kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.

3. Salmoni

Mishi i salmonit është i pasur me antioksidues, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup. Mjafton 3 herë në javë nga 300 gramë mish salmoni për t’i arritur efektet e dëshiruara. /ZËRI