Ari ndihmon në riparimin e lëndimeve të muskujve

Ari ndihmon në riparimin e lëndimeve të muskujve

Shëndetësi tetor 10, 2018 - 17:18
Detajet

Hulumtuesit kanë zbuluar se nanopartikalet prej ari, të bashkangjitura me agjentë natyrorë antiinflamatorë, funksionojnë mirë në inflamacion dhe gjithashtu mund të nxisin rigjenerimin e muskujve.

Shkencëtarët tani besojnë se ne mund të përdorim arin për të ndihmuar në trajtimin e lëndimeve të muskujve, transmeton Indeksonline. Lëndimet e muskujve mund të marrin pak kohë për t’u shëruar, kjo për shkak se inflamacioni që ndodh shpejt pas një dëmtimi mund të zgjas për disa kohë, transmeton Indeksonline.

Shkencëtarët tani kanë hartuar një mënyrë për të kombinuar një agjent natyror anti-inflamator me copa të vogla ari. Kohët e fundit ata botuan gjetjet e reja në ‘National Academy of Sciences’.

Në fakt, në këtë studim të ri, minjtë e trajtuar me injektimin e IL-4 dhe nanopartikalet e arit përjetuan fibra muskulore në rritje pas vetëm 15 ditëve. Tek minjtë e trajtuar me injeksionin e nanopartikullit të artë që nuk kishin IL-4 nuk u pa një përmirësim i tillë.