Nëse vuani nga dhimbje të gjurit, shputës apo ijëve, ja 6 ushtrime të thjeshta që t'i hiqni qafe

Nëse vuani nga dhimbje të gjurit, shputës apo ijëve, ja 6 ushtrime të thjeshta që t'i hiqni qafe

Shëndetësi prill 10, 2018 - 16:26
Çdokush mund t’i bëjë për pak minuta dhe rezultatet janë mahnitëse

Rreth 15% deri 25% e njerëzve vuajnë nga dhimbja e gjurit, që është dhimbja kronike e dytë më e shpeshtë në botë. Por edhe nëse nuk vuajmë tërë kohën, ka raste kur kemi dhimbje nga lëndime të vogla dhe lodhja kohë pas kohe.

Nëse keni ndonnjërën nga këto dhimbje, ja ku i keni gjashtë këshilla se si t’i bëni disa ushtrime fizike që do tu ndihmojnë të ndiheni më mirë shkruan Bright Side, transmeton Zëri.info.

Ngritja e thembrës

Image

Për fillim, merrni një karrige dhe qëndroni mbahuni në të.

  • Ngriteni njërën këmbë
  •  Ngadalë ngrite thembrën e këmbës tjetër deri sa jeni duke qëndruar vetëm në maje të gishtave
  • Ngadalë shtrije thembrën prapë në dysheme
  • Përsëriteni këtë ushtrim 10 – 15 herë për secilën këmbë

Ky ushtrim do tu forcojë kyçet dhe muskujt rreth gjunjëve

Të ecësh në maje të gishtave

Image

Ky është një ushtrim i thjeshtë që mund ta praktikoni deri sa i bëni punët e shtëpisë. Thjeshtë ecni me hapa të shpejt në maje të gishtave – kjo do tu forcojë pulpat dhe do t’i ushtroni gishtat e këmbëve dhe shputat, përcjell Zeri.info.

Ecni kështu për 5 deri 15 minuta ose deri sa të lodheni.

 

Lëvizje rrathore të kyçeve të këmbëve

Image

Që të ushtroni kyçet e brishta të këmbëve duhet të veproni kështu:

  • Derisa jeni ulur apo në këmbë, ngriteni njërën këmbë
  • Ngadalë silleni shputën e këmbës në formë rrethore
  • Përsëriteni këtë 10 herë në njërën anë dhe 10 herë në tjetrën me secilën këmbë.

Ushtrimi i qëndrueshmërisë

Image

Për këtë ushtrim ju duhet një rrip i qëndrueshmërisë

  • Shtrëngojeni rripin për diçka të qëndrueshme si këmba e një kauçi apo ndonjë mobilje tjetër
  • Vendoseni njërën këmbë përfundi tjetrës dhe bëjeni këmbën gju vetëm pak
  • Kapeni rripin me këmbën që është mbi tjetrën
  • Ngadalë tërhiqeni rripin, duke lakuar këmbën në drejtim të kokës
  • Përsëriteni këtë rreth 10-15 herë për secilën këmbë

Ky ushtrim i fut në punë pulpat e këmbëve dhe muskujt e kofshave, transmeton Zeri.info.

Lojërat me gishta

Image

Që të ushtrosh gishtat e këmbëve në baza ditore mund të luani një lojë që quhet “kapja”.

  • Rrudhi gishtat e këmbëve
  • Vendoseni një peshqir në dysheme dhe mundohuni ta kapni me gishtat e këmbëve
  • Vendosni gurë të vegjël në dysheme dhe mundohuni që të vendosni në një shportë duke përdorur vetëm këmbët

 

Ecja në top

Image

Për të relaksuar dhe ushtruar shputat e këmbëve veproni kështu:

  • Merrni një top tenisi apo tjetër të madhësisë së ngjashme
  • Uluni në karrgie
  • Vendoseni shputën e këmbës në top dhe shkeleni
  • Ngadalë shtyjeni topin në drejtim të gishtave e pastaj mbrapa
  • Shijoni këtë masazh të këmbëve!
Image

Po ashtu, pas një dite të lodhshme mund ta përdorni këtë teknikë për tu relaksuar.

Vendosni gishtat e mëdhenjë në vendet siç shihet në fotografi dhe butësisht masazhoni atë pjesë për 15 minuta./Zëri