Njerëzit asnjëherë nuk mund të tregojnë se sa të dehur janë

Shëndetësi December 08, 2017 - 13:19

Njerëzit e dehur nuk mund te tregojnë asnjëherë se sa është niveli i tyre i dehjes, kjo tregon edhe në mënyrë shkencore që është vërtetuar nga studiuesit e Aussias , transmeton Zeri.info.

Një grup i hulumtuesve të Universitetit Deakin, La Trobe dhe Curtin kanë bërë një krahasim të njerëzve që kanë qenë më pak të dehur dhe ata në nivelin më të lartë.

Hulumtuesit kanë përdorur një mjetë kontrollues të frymës ku ata pyetën: “Në një shkallë prej zero deri në 10, sa i dehur jeni?”

Shumica e personave të anketuar edhe pse kanë përdor mjaftë alkool, ata përsëri kanë qenë në gjendje të thonë se nuk jami të dehur.

Peter Miller, një profesor i Studimeve të Parandalimit të Dhunës dhe Varësisë në Universitetin Deakin tha për news.com.au, se rezultatet tregojnë se aftësia jonë për të përcaktuar nivelin tonë të dehjes bëhet më keq sa më shumë që pimë./ZERI