Sperma në rënie, njerëzit mund të zhduken

Shëndetësi July 27, 2017 - 22:41

 

Njerëzit mund të zhduken në qoftë se sasia e spermës tek meshkujt vazhdon të këtë rënie në këtë trend, ka paralajmëruar një mjek.

Hulumtuesit që kanë vlerësuar rezultatet e 200 studimeve të ndryshme kanë thënë që sasia e spermës tek meshkujt në Amerikën Veriore, Evrope, Australi dhe Zelandë të Re, ka pësuar rënie përgjatë 40 vjetëve.

Udhëheqësi i këtij studimi Hagai Levine ka thënë që është tejet i brengosur me atë se çka mund të ndodhë në të ardhmen.

Vlerësimet e tij janë bazuar në rezultatet e 185 studimeve të ndryshme të realizuara nga viti 1973 deri në 2011.

Sipas tij në qoftë se ky trend vazhdon njerëzit do të zhduken.