Këto janë dobitë shëndetësore e konsumimit të vezëve

Shëndetësi March 16, 2017 - 21:32

Sipas Today.com, organizmi i njeriut i prodhon vetë 11 acide yndyrore esenciale, të nevojshme për funksionimin e duhur të trupit.

Megjithatë, trupi ka nevojë edhe për 9 acide yndyrore esenciale, dhe ato mund të gjenden në vezë.

Vezë janë një burim i shkëlqyer i amino acideve, hekurit dhe antioksidantëve, ndërsa mund të përgatiten në mënyra të ndryshme.Mungesa e këtyre 9 acideve yndyrore esenciale mund të shkaktojë humbjen e masës muskulore, sistemin e dobësuar imunitar, lodhjen kronike dhe pamjen e dobët të lëkurës dhe të flokëve.

Nëse në ushqimin tuaj keni çdo ditë vezë, ja se çka do të ndodhë me shëndetin dhe organizmin:

Rregullojnë nivelin e kolesterolit

Një vezë përmban rreth 200 miligram kolesterol, por kjo nuk do të thotë se vezët janë të këqija për gjakun tuaj. Në fakt, hulumtimi ka treguar se vezët mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe të rrisin nivelin e kolesterolit të mirë (HDL).

Forcojnë imunitetin

Një deri në dy vezë në ditë mund të ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve. Vezët janë burim shumë i mirë i selenit, mineralit që është thelbësor për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe për të rregulluar nivelet e gjendrave tiroide.

Përmirësojnë funksionin njohës

Vezë përmbajë holinë, një kompleks që ka një efekt pozitiv në funksionin kognitiv. Studimet kanë treguar se mungesa e holinës rrit rrezikun e çrregullimeve neurologjike, dëmtimin e aftësisë njohëse, çmendurinë dhe sëmundjes Alzheimer.

Përmirësojnë shëndetin e dhëmbëve dhe kockave

Burim më i mirë i vitaminës D janë rrezet e diellit dhe disa ushqime, duke përfshirë vezët. Vitamina D është e domosdoshme për rritjen e duhur dhe zhvillimin e dhëmbëve dhe kockave. Nxit absorbimin e kalciumit, i cili është i nevojshëm për funksionimin e duhur të zemrës, sistemin e tretjes dhe metabolizmin.

Përmirësojnë shëndetin dhe pamjen e lëkurës

Vitaminat e kompleksit B janë të domosdoshme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës si dhe të flokëve. Ato gjithashtu përmirësojnë shëndetin e mëlçisë dhe syve. Vezë janë një burim i shkëlqyer i vitaminave komplekse B, sidomos vitaminat B2 dhe B12. Studimet kanë treguar se vitaminat komplekse B janë të rëndësishme për funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe përmirësimin e funksionit njohës.

Mbrojnë shëndetin e syve

Brenda vezës gjejmë 2 të antioksidantë, lutein dhe zeaksantin, të cilët mbrojnë shëndetin e syve dhe përmirësojnë pamjen. Këta antioksidantë mund të zvogëlojnë nivelin e sëmundjeve të syrit në zhvillim të tilla si degjenerimit makular dhe katarakti.

Stimulojnë humbjen e peshës

Vezë janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes, sepse ato shpejt krijojnëndjenjën e ngopjes. Do të rregullojnë oreksin, zvogëlojnë dëshirën për ushqime sneks dhe reduktojnë mundësinë e tejngrënjes më vonë gjatë ditës. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë në mëngjes do të marrin më pak kalori gjatë ditës.

Zvogëlojnë stresin

Amino acidet esenciale që gjenden në përbërjen e vezës ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Ato rregullojnë prodhimin dhe lirimin e serotoninës, neurotransmetuesin që është meritor për humor të mirë, qetësi dhe relaksim./GazetaExpress/.