Përfitimet shëndetësore të lirit
Besohet se kjo është bima e parë e kultivuar nga njerëzit.
Përveç se përdoret në industrinë e tekstilit, liri, në mënyrë specifike farat e tij janë shumë të dobishme për njerëzit, pasi janë të pasura me proteina, fibra të tretshme, minerale, hekur dhe zink, vitamina B1, B2, C, E dhe provitaminë A, transmeton "Zeri.info".
Farat e lirit përdoren si shtesë drithërash, që konsumohen nga ata që mbajnë dietë apo që dëshirojnë për të pastruar organizmin.
Pasi që janë të pasura me vajra dhe fibra, këto fara janë një laksativ i shkëlqyer.
Acidet yndyrore Omega 3, të cilat gjenden në farat e lirit kanë veprim anti-inflamator.
Shumë studime klinike kanë treguar se me këtë bimë mund të trajtohen problemet e kolesterolit të lartë, disa sëmundje të zemrës, etj, përcjell "Zeri.info".
Për të hequr qafe kapsllëkun, çdo mëngjes në stomak bosh hani një lugë çaji me fara liri të papërpunuara.
LEXO EDHE: Kumbullat e thata mbrojnë shikimin tuaj
Edhe pse ndoshta nuk do të tingëllojë si një mënyrë e shijshme, përtypni ato për një kohë sa më të gjatë.
Është më lehtë nëse një lugë me fara të lirit i zhytni në një gotë me ujë të ngrohtë për gjashtë orë dhe i konsumoni para gjumit. (Natyrisht derdheni ujin).
Përndryshe, liri në ujë bëhet rrëshqitës, por aty gjenden të gjitha vetitë e tij shëruese, duke ndihmuar në shërimin e mukozës së lukthit.
Në tërësi, farat nga liri kanë efekt të madh në shëndet. /ZËRI/