Këto shenja tregojnë se keni mungesë të hekurit në gjak

Shëndetësi October 02, 2016 - 11:42

Nga të gjitha mineralet njerëzve më së shpeshti u mungon hekuri në gjak, mirëpo simptomat janë të atilla që nuk vërehen ose nuk u kushtohet shumë vëmendje.

Problemi i mungesës së hekurit në gjak zgjidhet lehtë, transmeton "Zeri.info".

Mungesa e hekurit shkakton dobësim të gjakut, trupi nuk prodhon mjaftueshëm hemoglobinë i cili është një nga proteinat më të rëndësishëm në trupin tonë dhe në mënyrë të barabartë është përgjegjës për bartjen e oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut.

Nëse ballafaqoheni me simptomat të cilat do t’i përmendim në këtë shkrim, atëherë rekomandimi ynë është që të vizitoni mjekun dhe të bëni analizën e fotografisë së gjakut.

Simptomat e mungesës së hekurit: ngjyra e zbehtë e lëkurës, marramendja, përgjumja, dobësimi, lodhja, humbja e apetitit dhe të rrahurat e forta të zemrës.

LEXO EDHE: Ananasi, një zëvendësues ideal i ilaçeve

Asnjërin nga këto simptome mos e nënvlerësoni.

Po ashtu anemia mund të jetë shkaktar i disfunksionit seksual, dhimbjes së kokës, nervozes, harresës, mungesës së përqendrimit dhe aktiviteteve të dobëta në punë.

Nuk është patjetër që të keni të gjitha këto simptome, tek secili njeri shfaqen simptome të ndryshme. Nëse nuk keni kohë të vizitoni mjekun, ndihmojeni veten duke u kujdesur se çfarë ushqimi hani.

Në pjatën tuaj vëni më shumë mish lope, fasule, arra, pemë dhe perime. /Zeri.info/