Dobitë që i kemi nga farat e susamit
Që në momentin që do të konsumoni këto fara do të kuroni dhe do të pakësoni mundësinë që të keni probleme me çrregullimet e lukthit dhe të zorrëve
Farat e susamit janë përbërës të rëndësishëm në kuzhinën e çdo familje. Femrat e përdorin shumë atë si përbërës dhe si asortiment zbukurimi në biskota, bukë të thekur ose dekor në pjata nga më të ndryshmet. Por, përveç këtij funksioni farat e susamit kanë efekt shumë të mirë në shëndetin tuaj. Po çfarë efekti mund të ketë mendoni ju? Më poshtë do t’ju paraqesim disa nga efektet kryesore që kjo bimë ka në shëndetin tuaj.
Mjafton të merrni ose të konsumoni 5-10 gramë fara të freskëta susami, përtypni mirë me dhëmbë që të mos kalojnë të gjalla në stomak. Që në momentin që do të konsumoni këto fara do të kuroni dhe do të pakësoni mundësinë që të keni probleme me: çrregullimet e lukthit dhe të zorrëve, shtojnë qumështin te gjiri i nënave të reja si dhe rregullojnë ciklin e çrregulluar menstrual, po ashtu ndihmojnë edhe te çrregullimet e syve. Atëherë çfarë prisni më shumë, zgjedhjen e problemeve e keni para syve mjafton të dini ta konsumoni atë dhe të zgjidhni normalisht produktin e duhur dhe sasinë e caktuar që i nevojitet organizmit dhe shëndetit tuaj./ZËRI