Si të shpëtoni foshnjen tuaj nëse i ndalet frymëmarrja (VIDEO)

Lifestyle February 05, 2016 - 13:27
Një studim britanik ka zbuluar se vetëm çereku i prindërve dinë se si të rianimojnë foshnjet e tyre nëse u ndalon frymëmarrja.

Shumica e prindërve tmerrohen nga vetë paramendimi i një situate të tillë, andaj edhe nuk interesohen për të mësuar teknikën që do të mund të shpëtojë jetën e foshnjes së tyre në momentin më kritik.

Që t`u hiqet frika nga kjo situatë, në spital ka bërë një video në të cilën mund të shihni se si në një mënyrë të thjeshtë mund ta kryeni metodën e rianimimit.

Një gjë duhet ta keni të qartë, mënyra e duhur e dhënies së frymëmarrjes artificiale e rrit mundësinë e mbijetimit të foshnjes, gjegjësisht shpëton jetën e fëmijës suaj.

Ja se si të kryeni rianimimin e foshnjes:

Lajmërojmë ndihmën e shpejtë.
E lëmë foshnjen në sipërfaqe të rrafshë dhe ia lakojmë kokën prapa që të lirojë kanalet e frymëmarrjes.
I japim foshnjes frymë artificiale ashtu që e vendosim gojën tonë tek goja dhe hunda e foshnjes, pastaj 5 herë i japim frymë butësisht.
Mbështesim dy gishta tek gjoksi i foshnjes dhe shtypim 30 herë në ritëm të drejtë.
E përsërisim dhënien e frymës artificiale, vetëm këtë herë i japim frymë vetëm dy herë.
Përsërisim shtypjen me gishtërinjtë në gjoks duke shtypur në ritëm të drejtë për 30 herë.
Përsërisim dhënien e frymës artificiale dhe shtypjes në ritëm për 30 herë derisa të arrijë ndihma e shpejtë.