Ne jemi ata,se si jemi trajtuar në fëmijëri
Këndvështrim Psikolanalitik
Psikoanaliza cilësohet si një shkollë ose drejtim psikologjik e krijuar nga kontribusi me i madhe ne fushën e psikologjisë dhe psikitaris Sigmud Frojd.Përveç Frojdit kontribuuesit e këndvështrimit psikoanalitik në formësimin e personalitetit kanë vajza e Frojdit Ana,Erik Erikson dhe Carl Jung.Këta janë autorët që kanë dhënë kontributin e tyre duke sqaruar se si individi rritet dhe zhvillohet dhe ndikimi i zgjidhjes së konflikteve,stadeve,mënyrës së trajtimit nga prindërit në fomësimin e personalitetit të individit.
Teoria Psikoseksuale e Frojdit
Përvoja juaj derisa rriteni,kontribuon në personalitetin ose karakterin tuaj,si një i rritur. Sipas Frojdit përvojat traumatike në fëmijëri kanë një ndikim jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin e personalitetit të individit.Çdo traumë mund të eksplorohet mbi baza individuale,por ajo është kyçe nëse i referohemi stadeve të zhvillimit që në fëmijëri.Mënyra se si ne jemi trajtuar gjatë ndarjes nga gjiri,lënies se jashtëqitjes dhe gjetjes së identitetit seksual ndikon në formimin e karakterit.Vështirësit nëpër stadet e zhvillimit sipas Frojdit kanë qëndrushmëri të madhe në jetën e individit,ai këto vështirësi në mënyrë specifike i quan ide fikse (prirja për të ruajtur një zakon që nga fëmijëria).
Ideja fikse i jep çdo problemi nëpër stadet e zhvillimit një qëndrueshmëri afatgjatë duke e krijuar si pjesë të personalitetit të përgjithshem të individit.Stadet e zhvillimit sipas Frojdit janë: Stadi Oral (zgjat nga lindja deri rreth 18 muaj,dhe si vatër të kënaqësis është goja,thithja dhe kafshimi përfshihen si veprimtari specifike),Stadi Anal (18 muaj deri 3 ose 4 vjeç,dhe anusi cilësohet si vatër e kënaqësis),Stadi Fallik (3 vjet – 4,5,6,ose 7 vjeç,vatra e kënaqësis organi gjenital,përfshihet edhe masturbimi),Stadi Latent (5,6,7 vjet deri në pubertet,impulsi seksual ndrydhet në shërbim të të mësuarit),Stadi Gjenital (puberteti dhe adoleshenca,tashmë mardhëniet seksuale cilësohen si vatër të kënaqësis).
Sipas Frojdit kalimi nëpër këto stade zgjidhja e konflikteve dhe vështirësive ndikon në formësimin e tipareve të personalitetit,p.sh.,
Karakteri Oralo-Pasiv ( nëse në tetë muajt e parë të jetës jeni acaruar për shkak se nëna juaj u ka vonuar gjirin,ose ka pasur mungesë të gjirit ose ka tentuar t’ua lë gjirin,atëherë ju zhvilloni një karakter oralo – pasiv i cili përcillet mungesë të kënaqësis orale andaj këta individ priren të jenë duhan pirës kur të rriten,të thithin gishtin .Ata priren të jenë më të varur nga të tjerët dhe alkoolist.)
Në periudhën kur fëmijeve u dalin dhëmbët,ai fillon kafshimet e para dhe normal si përvojë parësore e kafshimit janë thithkat e gjirit të nënës.Nëse këto kafshime bënë që nëna ta shkëpus nga gjiri atëherë zhvillohet personaliteti Oralo-Agresiv (këta kanë dëshirë që gjatë gjithë jetës të kafshojnë gjëra,hanë thonjët,fusin lapsat në gojë,gomat gjithashtu priren të kafshojnë edhe të tjerët.Priren të kene një fjalorë më agresivë,të kenë konflikte me të tjerët dhe tipa sarkastik.)
Në stadin anal janë pikërisht prindërit ata që vendosin fatin e fëmijës gjatë procesit të defektimit (jashtëqitjes).Ata luten bëjnë lajka,shfaqin eufori,hare dhe gëzim kur fëmijët e bëjnë jashtëqitjen e tyre si duhet dhe revoltohet sa herë fëmijët dështojnë dhe nuk arrijnë të defektojn si duhet.Fëmija është qendra e shtëpisë dhe ai e di këtë,andaj ky fëmijë do të rritet si personalitet Anal – Përjashtues.Ata priren të jenë të papastër,jo të organizuar dhe shumë zemërgjerë,mund të jenë mizorë,të dhënë pas sjelljeve kriminalistike dhe shkatërrimtare.
Në qoftëse në stadin anal kur fëmija nuk defekton si duhet,ai trajtohet me nënçmim poshtërim ose ndëshkim atëherë ky fëmijë i trajtuar në këtë mënyrë ka shumë mundësi të bëhet kaps,duke u përpjekur i dëshpëruar të mbajë jashtëqitjen në çdo kohë dhe ai do të rritet si një personalitet Anal – Mbajtës.Këta persona priren të jenë shumë të pastër,preciz,kokëfort,koprracë dhe diktatorial,në një farë mënyre i shtrënguar në të gjitha drejtimet.
Nëse i referohemi vështirësive në stadin fallik dallohen dy lloje personalitetesh tek fëmija varësisht prej trajtimit të prindërve.Nëse një djalë në këtë stad refuzohet nga e ëma dhe kërcënohet nga i ati atëherë ai do të heq dorë nga mardhëniet heteroseksuale duke mos e vlerësuar vetveten nga ana seksuale.Kurse një vajze e refuzuar nga i ati dhe e kërcënuar nga e ëma tepër feministe mund të shndërrohet si një kukull duke u ndjer keq për vetën.
Nëse djalit nuk i mungon dashuria e nënës dhe nga ana e saj trajtohet me një mbikujdesje dhe një dashuri të tepruar,ai mund të formojë një opninon për vetën e tij për të cilin do ketë shumë vështirësi në jetën praktike sepse askush nuk do ta dojë dhe trajtojë me mirëkujdesje si nëna e tij dhe mund të paraqitet mëse i zhburrëruar (shfaqen problematika për tu martuar sepse tashmë ai do një vajzë që i përngjanë nënës së tij,si nga natyra ashtu edhe trajtimi,zakonisht martohen shumë vonë).Kurse kur një vajzë ka shok babain dhe është princesha e tij,duke u mbikujdesur dhe favorizuar se tepërmi nga ai,dhe trajtimi i nënës si një shërbëtore bënë që kjo vajzë të jetë mendjelehtë dhe shumë egocentrike.(Pikërisht vajzat e lidhura së tepërmi me babain e tyre martohen shumë vonë ose në raste ekstreme nuk martohen fare).
Këto janë karakterologjit Freudiane,në të cilat keqtrajtimi dhe mbikujdesja e prindërve krijon tipare të caktuara në personalitetin tonë.Duhet një kujdes i veçantë nëpër këto stade dhe të mundohet gjithnjë të arrihet një trajtim mesatarisht i arsyeshëm për fëmijën.Një gjë është e sigurt që vrazhdësia e prindërve krijon pasoja të parikuperueshme për fëmijët në jetën e tyre.
Teoria Psikosociale e Eriksonit
Erik Eriksoni ndryshe nga Frojdi thekson rëndësin e formësimit të personalitetit përgjatë gjithë jetës.Andaj edhe 8 stadet e tij përshkruajn zhvillimin e infidivit gjatë gjithë jetës.Erikson ndryshe nga Frojd mendon se jo vetem prindërit ndikojnë në formimin e fëmijës,por edhe fëmijët ndikojnë në formimin e prindërve.Ai cek se si një nënë adoleshente e cila ende është e preokupuar për identitetin e saj në tentavë të përgjigjes së pytjes “Kush jam unë”,ky fëmijë ndikon ne formësimin dhe përgjigjen e pytjes së saj.Por jo vetëm kaq,kjo nënë e re patjetër që do kërkojë ndihmë nga prindërit e saj për të rritur fëmijën.Në këtë mënyrë tashmë ajo i vë prindërit e saj në një situatë të cilën kishin qenë më parë,tashmë me nipin e tyre,pra duke bërë që edhe gjyshërit në këtë periudhë të formojnë ndjesi të reja në jetën e tyre.
Stadi i parë i Eriksonit quhet stadi i ndijimit – oral (0 - 1.5 vjeç).Detyra në këtë stad është të krijohet besimi tek fëmija kundrejt mosbesimit.Nëse një fëmijë trajtohet mirë nga prindërit dhe me përkujdesje,atëherë atij do ti krijohet ndjesia se kjo botë është e sigurt,duke u bërë një besues i madh kur të rritet.
Nëse fëmija keqtrajtohet ,neglizhohet dhe nuk kujdeset nga prindërit,ai do të krijojë ndjesin e mosbesimit duke u bërë pesimist dhe mosbesues ndaj njerëzve.
Nëse arrihet të krijohet ekuilibri në mes të besimit dhe mosbesimit atëherë tek fëmija kur të rritet do të krijohen këto virtyte: do jetë person me shpresë të madhe,vetëbesim,do jetë i fortë edhe kur gjërat nuk do të shkojnë mirë dhe do të gjejë zgjidhje.Një nga shenjat e para që fëmija është duke e superuar këtë stad me sukses është në qoftëse ai nuk është tepër i mërzitur.
Stadi i dytë quhet analo-muskular ( 18 muaj – 3 ose 4 vjeç).Detyra themelore në këtë stad është krijimi i turpit dhe dyshimit në një masë mestare.Prindërit ose kujdestarët e fëmijës në këtë stad nëse e lejojn fëmijën të eksplorojë i vetëm,atëherë ai do të krijojë tiparin e autonomis dhe pavarësis.Por këshillohet që prindërit të jenë të prer dhe tolerant.Ata nuk duhet ta dekurajojn fëmijën por edhe as ta nxisin shumë atë. Ekuilibrimi i eksplorimit të fëmijës zhvillon vetkontrollin dhe vetvlerësimin.
Nëse gjatë eksplorimit prindërit janë qortues dhe përqeshin fëmijën gjatë përpjekjeve të tij atëherë mund të bëjnë që fëmija të ndihet thellë i turpëruar dhe të dyshojë për zotësin e tij.Nëse fëmija ka një liri të plotë për të eksploruar,dhe për çdo përpjekje prindërit ndërhyjnë për ta ndihmuar,do t’u krijojë tek fëmija përshtypjen se nuk janë të zot për të kryer eksplorimin ose ndonjë detyrë tjetër.p.sh.,prindërit tregohen të padurueshem kur fëmija i tyre nuk mund të lidh këpucët,atëherë ndërhyjnë dhe ua lidhin vet,në këtë mënyrë fëmija kurr nuk do të mësojë t’i lidh këpucët.
Turpi dhe dyshimi nëse nuk krijohen tek fëmija atëherë ai kur të rritet do jetë person impulsiv,kokëfortë dhe i paturpshëm.E kundërtat theksimi i tepërt i turpit dhe dyshimit sjell kompuslivitetin,ndjenjën sikur të gjitha gjërat duhet të jenë në rend dhe të koordinuara mirë.
Këta mund të bëhen për së tepërmi preciz dhe gjithçka që bëjnë duhet të jetë e saktë sipas tyre.Priren të jenë të nënçmuar nga të tjeret dhe shumë tolerant.
Ekuilibrimi i turpit dhe dyshimit zhvillon virtytin e vullnetit tek fëmija.
Stadi i tretë quhet stadi gjenitalo – lokomotor (3,4,5 ose 6 vjeç).Detyra themelore në këtë stad është që fëmija të mësojë iniciativën pa shumë faj.Të marrësh një iniciativ do të thotë të imagjinosh çfarë vjen pas një sjellje ose akti të ndërmarrur.Eriksoni si një freudian që ishte e thekson kompleksin e Edipit ne këtë stad.
Nëse fëmijët marrin një iniciativ negative dhe e bëjmë të mos ndihet në faj,atëherë atij do ti formohet ndjesia e pamëshirshmëris duke u rritur.Në fakt këta fëmijë më shumë iniciativ dhe pak faj priren të bëhen sociopat (çrregullim personaliteti me shfaqje antishoqërore).Ndërsa iniciativat e përcjellura me shumë faj zhvillojnë ndjenjën e asgjësimit tek fëmija,pra duke e bërë një fëmijë të mbyllur në vete pa marr asnjë iniciativ,pra jo iniciativ jo faj duke krijuar ndjesin e frenimit.Këta fëmijë kur të rriten priren të jenë të mbyllur në vete,të heshtur dhe nënçmuar.Nga ana seksuale ky fëmijë do jetë impotent dhe i ftohtë.
Ekuilibrimi i iniciatives dhe fajit zhvillon virtytin e vendosshmëris.
Stadi i katërt quhet gjendje latene ose stadi shkollor (6 -12 vjeç).Detyra themelore në këtë stad është të zhvillojë aftësi për punë sistematike ndërsa shmang ndjenjën e inferioritetit.
Nëse fëmija ka pak sukses për shkak të prindërve,mësuesve ose shokëve të vrazhdë,atëherë tek ai do të zhvillohet ndjenja e inferioritetit.Në moshën e tij madhore priret të jetë racist,seksist dhe shumë diskriminues.Nëse fëmija udhëhiqet në punë sistematike në mënyrë të keqpërshtatshme,krijohet ndjesia e plogështisë.P.sh.,keqpërshtatja e mësuesit të matematikës bënë që fëmija të humbet zellin dhe vullnetin për lëmin e matematikës.
Ekuilibrimi i inferioritetit kriojnë virtytin e kompetencës.
Stadi i pestë quhet adoleshenca (puberteti – 18 ose 20 vjeç).Detyra thelbësore është të arrijë identitetin e egos dhe rolin e tij.
Adoleshentët janë të preokupuar për vetën e tyre,bëjnë pytje vetës si Kush jam unë? Cili është roli im në këtë botë? Pikërisht këto pytje bëjnë që adoleshenti të përjetojë kriza të identitetit dhe të jetë në kërkim të tij.Ai lë shkollimin dhe shkonë në punë,lë punën dhe shkon në shkollë,udhëtimi është i domosdoshëm.
Disa adoleshent për shkak të ndjesis së mospranimit ia lejon vetës të shkrihet në grupe fetare,organizata militare,grupe të formuara me bazë urrejtje etj.
Ekuilibrimi i identitetit sjellë virtytin e besnikërisë.
Stadi i gjashtë quhet stadi i rinis (18 – 30 vjeç).Detyra kryesore është të arrihet ndjesia e intimitetit.Intimitet do të thotë të jesh i afërt me njerëzit,me të dashurin/en,miqtë tuaj etj.Rrymat e ndryshme sociale bënë që edhe intimiteti të jetë me pak i theksuar ose më shumë i theksuar.
Shpesh ndodh që miqtë tanë,i/e dashura/i të jenë me kilometra larg.Nëse jetoni në komunitetin tuaj,keni miqtë afër,shoqëri afatgjatë,të ngushta,martoheni me të dashurën e shkollës së mesme,krijon anakronizëm.Kjo formë e keqpërshtatjes së përzier bënë që ju të krijoni mardhënie intime më lirshëm dhe më lehtë.Kurse keqdashjen Eriksoni e quan përjashtim,izolimi në vete,prej dashurisë,komunitetit,miqësisë dhe zhvillimit të urrejtjes.
Ekuilibrimi i intimitetit sjell virtytin e forcës psikosociale që Eriksoni e quan dashuri.
Teoria e Eriksonit përgjithësisht ka 8 stade por që siç dihet këtu na intereson vetëm mënyra se si trajtohemi në moshe të hershme të zhvillimit tonë.
Mënyra pra se si ne zgjidhim gjithë këto problematika,stade dhe periudha jetësore në fëmijëri kanë një rëndësi fundamentale në krijimin e personalitetit tonë,përkatësisht tipareve të cilat do të na përcjellin përgjatë tërë jetës.

Autori: © Fikri Hajdari