Horoskopi vjetor - 2016

Lifestyle January 01, 2016 - 11:53

DASHI

Do të jeni shumë të ndjeshëm këtë vit dhe herë pas here mund të bini në melankoli. Fjalët kyçe do të jenë: ndryshimet, përshtatja dhe toleranca. Ata që janë në një lidhje duhet të mendohen disa herë para se të vendosin të bëjnë diçka. Besojini partnerit për ato që do t’ju thotë dhe mos ngurroni të hapni rrugë herë pas here. Beqarët do të kenë një vit plot të reja dhe takime interesante. Në çdo moment duhet t’i bëni sytë katër. Financat do të jenë më të begata muajt e parë, ndërsa dalëngadalë do të fillojnë të dobësohen. Shpenzoni me kursim sepse përndryshe mund të mbeteni pa para. Gjendja shëndetësore do të lerë për të dëshiruar. Do të ketë edhe muaj delikate kur do të ndieni dhimbje dhe shqetësime nga të katër anët. Në punë do të ketë të papritura dhe ndryshime rrënjësore. Do të ikni nga puna dhe do të zini një pozicion më të mirë nga ai që keni pasur.

DEMI

Do të jeni më të organizuar gjatë gjithë këtij viti dhe do të investoni gjithçka mundeni që gjërat t’iu ecin sa më mirë në të gjitha fushat. Do të keni më tepër besim tek vetja dhe do të ndiheni të lirshëm për të vepruar. Të dashuruarit, në bashkëpunim dhe pajtim me partnerin do të ndryshojnë disa zakone dhe do të përjetojnë me shumë kënaqësi. Disa gjëra do të marrin drejtim tjetër që muajt e parë. Beqarët do të jenë shumë kërkues dhe nuk do të binden menjëherë për të filluar një lidhje. Merrni kohën e duhur, por sigurisht pa e tepruar. Për financa më të begata duhet ta shtrëngoni paksa rripin. Mendoni edhe për të nesërmen. Gjendja shëndetësore do të jetë disi më e mirë edhe falë përkujdesjes që do të bëjë partneri dhe të afërmit e tjerë. Në punë duhet të tregoheni më të duruar dhe duhet të bashkëpunoni me të tjerët në mënyrë që të përfundoni me sukses një projekt të nisur shumë herët. Në muajin tetor do të ketë edhe ndryshime të tjera.

BINJAKËT

Ky do të jetë viti i zyrtarizimeve, konsolidimeve, mbështetjes dhe largpamësisë. Ata që janë në një lidhje do të mundohen me sa të kenë mundësi ta përmirësojnë marrëdhënien në çift dhe për këtë do të jenë miqtë që do i mbështesin fort. Nga muaji mars ose prill do të mendoni t’i bëni gjërat më zyrtare dhe ta njohin partnerin me familjarët. Ata që janë të martuar nga ana tjetër do të mendojnë për të sjellë në jete një fëmijë. Beqarët do të kenë më shumë fat në dashuri në gjysmën e parë të vitit. Lëvizni çdo gur që të mundeni sepse me kalimin e kohës edhe vështirësitë do të rriten. Financat do të jenë delikate muajt e parë. Më pas do t’i kuptoni gabimet që keni kryer dhe do të merrni masa strikte. Nuk do ta lejoni veten të kryeni shpenzime ekstravagante. Gjendja shëndetësore do të jetë e ekuilibruar. Do të ndiheni më mirë se më parë. Në punë do të jeni më kompetentë dhe gati për të marrë vendime. Mos ngurroni të pranoni disa propozime sepse do të fitoni mjaft.

GAFORRJA

Ky vit do të jetë i mbushur me risi. Fjalët kyçe do të jenë mirënjohja, projektet e reja, pasioni, idetë e reja, fantazia dhe veprimi. Për çdo gjë do të reflektoni me kujdes dhe do të merrni vendimet e duhura. Ata që janë në një lidhje do të kenë një fillim muaji të mirë dhe plot surpriza. Do të bëni projekte të përbashkëta dhe mund të flisni edhe për ndonjë martesë. Beqarët do të jeni gjatë gjithë kohës me fat. Që në muajt e parë do të realizojnë takime të mrekullueshme dhe do të fillojnë lidhje afatgjata. Për sa iu përket financave do të jetë një vit goxha pozitiv dhe pa probleme të mëdha. Në përgjithësi do të mbizotërojë ekuilibri.

Shëndeti: do të ketë disa probleme të vogla muajt e parë. Do të ndiheni të lodhur e të stresuar. Në pranverë gjendja do të fillojë të përmirësohet dhe do t’ju rikthehet energjia. Në punë, tremujorin e parë do ta përmbyllni një projekt të nisur herët dhe do të filloni një tjetër kapitull. Ka shumë gjasa të jeni të suksesshëm.

LUANI

Gjatë këtij viti do të ketë me të vërtetë ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Do të jeni gati të ndërmerrni rreziqe, do të provoni gjëra të reja dhe rutina do të ndryshojë shpejt. Ata që janë në një lidhje do të kenë një vit të mrekullueshëm përveç disa debateve të vogla që mund të ndodhin gjatë muajit shtator apo tetor, por që nuk do të kenë pasoja të mëdha. Bëni gjithmonë atë që do t’ju thotë zemra pa menduar për asgjë tjetër. Disa mund të mendojnë të ndryshojnë shtëpi apo qytet vetëm që gjërat të ecin më mirë. Beqarët do të bëjnë ndryshime tek vetja e tyre dhe do të tërheqin akoma më shumë vëmendjen. Muaj maj dhe qershor do të jenë më të favorshëm për takime mbresëlënëse. Në planin financiar nuk do të ketë probleme serioze sepse do ta dini mirë sa të shpenzoni dhe sa para të hiqni mënjanë. Me shëndetin duhet të bëni kujdes sidomos pas verës. Në punë çdo gjë që do të dëshironi do t’ju plotësohet shpejt.

VIRGJERËSHA

Këtë vit do të dilni nga ambienti i zymtë ku ishit futur dhe do të ndiheni disi më të lirë. Pritet të merrni vendime me rëndësi, të jeni më të përgjegjshëm dhe më bindës në çdo sektor. Të dashuruarit do të kenë më shumë besim tek personi që kanë në krah dhe do të jeni gati të shkojnë kudo me të. Gjithçka që dëshirojnë do të mund t’iu plotësohet. Beqarët do bëjnë mirë të mos hezitojnë ftesat që do t’ju bëhen sepse do të humbin mundësi të shkëlqyera dhe do të pendohen shpejt. Për financat do të jetë një periudhë e favorshme. Do t’i kryeni të gjitha shpenzimet e menduara dhe gjendja do të fillojë dalëngadalë të përmirësohet.

Shëndeti: do të ketë vetëm shqetësime të vogla, jo ndonjë gjë për t’u alarmuar. Mendohuni mirë para se të kryeni shpenzime dhe nuk do të keni aspak vështirësi. Jeta profesionale do të vazhdojë si zakonisht në muajt e parë. Vetëm tre muajt e fundit situata do të ketë ndryshime.

PESHORJA

Jupiteri dhe Saturni do të jenë planetët që do të ndikojnë më tepër tek jeta juaj gjatë këtij viti. Do të jeni më komunikues, më të hapur ndaj risive dhe gjithë kohës do të jeni në lëvizje. Ata që janë në një lidhje nuk do të vazhdojnë jetën që kanë bërë, por do të eksperimentojnë gjëra të reja. Mund të mendojnë edhe për ndonjë udhëtim interesant. Beqarët edhe s’mund të gjejnë personin ideal për të filluar lidhje afatgjata, por e sigurt është që do të kenë mundësi të shumta për aventura, të cilat do t’i kënaqin pa masë. Në planin financiar do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do të mateni mirë para se të shpenzoni. Nuk do të ketë aspak vështirësi nëse nuk e teproni.

 Shëndeti: do të ketë edhe momente delikate. Mirë është të bëni gjithë analizat dhe të kuptoni se nga çfarë ju vijnë shqetësimet. Gjithsesi nuk duhet të alarmoheni. Në punë do të jetë vit i mirë për të mësuar gjëra të reja. Nga ana tjetër do të jeni edhe më kompetentë dhe më të vendosur.

AKREPI

Të sinqertë dhe kreativë, do të keni një vit përgjithësisht të qetë. Fjalët kyçe do të jenë: ekuilibri, reflektimi, kreativiteti dhe vendosmëria. Ata që janë në një lidhje do t’i kushtojnë më shumë vëmendje se kurrë partnerit dhe do ta dashurojnë pa dorashka atë. Do të keni një mënyrë të veçantë komunikimi dhe do të dilni lehtësisht nga situatat delikate që mund të krijohen ndonjëherë. Periudha më e favorshme për projekte të mëdha është pjesa e dytë e vitit. Ata që janë vetëm ka shumë mundësi që pas muajit qershor ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Deri atëherë duhet ta kalojnë kohët e tyre me miqtë. Për financat do të jetë një vit i mirë. Do t’i zgjidhni shpejt problemet dhe do të tregoheni shumë herë më të kujdesshëm me shpenzimet. Për disa, mund të ketë edhe goxha rritje në periudhën mars-qershor.

Shëndeti: do të ketë edhe shqetësime të vogla muajt e parë. Përkujdesuni për veten. Pas verës do të jeni më energjikë dhe nuk do të keni shqetësime. Në punë do të filloni plot projekte të reja, të cilat do t’ju bëjnë më të njohur.

SHIGJETARI

Dinamikë e të guximshëm, ju e jetoni jetën me pasion. Po çfarë kanë rezervuar yjet për këtë 2016? Muajt e parë të vitit do të jenë mjaft të rëndësishëm për jetën sentimentale të atyre që janë në një lidhje. Priten ndryshime rrënjësore dhe projekte me rëndësi. Ata që janë të martuar mund të marrin lajmin e pritjes së një fëmijë në 6-mujorin e dytë. Beqarët do të jenë më të qartë për atë që duan dhe do të mendohen mirë para se të hedhin çdo hap. Financat nuk do të jenë shumë të këqija, madje mund të keni edhe një rritje të të ardhurave.

Shëndeti: nuk do të jetë gjithë kohës i qëndrueshëm. Stresi do të jetë ai që do sjellë herë pas here probleme. Është viti i duhur për të filluar ndonjë aktivitet sportiv. Në punë do të jetë një vit i mbushur me risi, lodhje, por edhe me arritje të mëdha. Disa mund të ndryshojnë pozicionin, ndërsa ata që janë të papunë do të zënë një vend të rëndësishëm.

BRICJAPI

Vit mjaft pasionant dhe i furishëm ky që do të vijë. Fjalët kyçe do të jenë: kreativiteti, përkujdesja dhe evoluimi. Të dashuruarit do të provojnë emocione dhe kënaqësi të reja dhe do të ndihen gati për të bashkëpunuar për gjithçka me partnerin. Në momentet e duhura do të marrin vendime të rëndësishme. Në muajin e tretë do t’i shtoni dozat e fantazisë. Beqarët do të arrijnë më në fund ta bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer dhe do të kalojnë çaste të mrekullueshme me të. Pjesën më të madhe të vitit do ta kaloni në çift. Gjendja financiare do të jetë goxha e ekuilibruar. Do t’i ndiqni të gjitha këshillat që ju kanë dhënë më të mëdhenjtë.

Shëndeti: do të ketë vetëm shqetësime të vogla, por që do të kalohen shpejt. Nuk do ta lëshoni veten edhe kur të ndiheni pa fuqi. Në punë do të ketë ndryshime pozitive në muajt e parë, por nuk do të mungojnë edhe vështirësitë dhe momentet delikate.

UJORI

Të buzëqeshur dhe të hapur do të jeni gjatë gjithë këtij viti. Fjalët kyçe do të jenë: vendosmëria, pranimi i fajit, ndryshimet dhe projektet e reja. Nuk do të hidhni asnjëherë hapa të pamenduar. Ju që jeni prej disa kohësh në një lidhje do të mundoheni të vendosni pikat mbi “i” dhe do të merrni vendime me rëndësi të madhe. Përgjithësisht viti 2016 do të jetë i begatë për ata që kanë pasur një lidhje të qëndrueshme. Të tjerët që kanë pasur probleme të mëdha më mirë do të jetë një ndarje. Do të ndihen më të qetë. Beqarët do të kenë mundësi për aventura kalimtare deri nga mesi i vitit. Vetëm gjatë periudhës së verës do të mund të realizojnë takime të rëndësishme dhe me perspektivë. Gjendja financiare do të jetë e mirë gjashtë muajt e parë, ndërsa më pas duhet të tregoheni më të kursyer. Shëndeti: nuk do jetë as i shkëlqyer, as i keq. Duhet të kujdeseni më tepër për veten. Në punë do të keni aspirata të mëdha dhe dëshirat do të mund t’iu realizohen shumë shpejt.

PESHQIT

Jeni të shenjës së Peshqve dhe doni të dini si do jetë viti 2016? Zbuloni çfarë kanë programuar yjet. Pritet të jeni me realistë dhe do të merrni kohën e duhur për të realizuar diçka. Nga ana tjetër do të reflektoni me kujdes dhe do të ecni në bazë të planeve. Ata që janë në një lidhje do ta fillojnë negativisht muajin e parë të vitit, por me pak kujdes dhe durim situata mund të ndryshojë. Në mars mund të keni edhe zyrtarizime të lidhjes që keni krijuar, ndërsa në periudhën e vjeshtës do të merrni vendime ose do t’ju ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Beqarët do të jenë të brengosur në muajt e parë sepse kanë kaluar një ndarje dhe janë përballur me zhgënjime. Miqtë do t’i mbështesin dhe do t’i ndihmojnë. Nga mesi i këtij viti mund t’u jepen mundësi për të filluar histori të reja. Me financat duhet të tregoheni sa më vigjilentë dhe menaxhoni me kujdes ato para që do të keni nëpër duar. Në punë do të nënshkruani kontrata të reja goxha fitimprurëse.