Universitetet më të mira në botë për vitin 2026 në çdo fushë studimi

Universitetet më të mira në botë për vitin 2026 në çdo fushë studimi

Lifestyle January 27, 2026 - 21:54

Edhe institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Për këtë arsye, në vitin 2025 Times Higher Education publikoi një renditje të universiteteve më të shquara për çdo fushë studimi, si plotësim i listës së tij vjetore të universiteteve më të mira në përgjithësi.

Ashtu si edhe në vitin 2025, Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) u rendit si universiteti më i mirë për arte dhe shkenca humane, për biznes dhe ekonomi, si edhe për shkencat shoqërore.

Universiteti i Oksfordit, i shpallur institucioni më i mirë në botë në përgjithësi në tetor, ka mbetur gjithashtu vendi më i mirë për të studiuar shkencat kompjuterike dhe mjekësinë, ndërsa Harvardi vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për inxhinieri dhe shkencat e jetës.

Megjithatë, edhe pse Universiteti i Stanfordit ka ruajtur pozicionin e tij si universiteti më i mirë për studimet e edukimit dhe për drejtësinë, ai nuk është më institucioni kryesor për psikologjinë. Në vitin 2026, ky titull i takon Universitetit të Kembrixhit. Më poshtë gjeni listën e plotë të:

Universitetet më të mira në botë për çdo fushë studimi në vitin 2026:Arte dhe shkenca humane – MIT

Biznes dhe ekonomi – MIT
Shkenca kompjuterike – Universiteti i Oksfordit
Studime të edukimit – Universiteti i Stanfordit
Inxhinieri – Universiteti i Harvardit
Drejtësi – Universiteti i Stanfordit
Shkenca të jetës – Universiteti i Harvardit
Mjekësi dhe shëndet – Universiteti i Oksfordit
Shkenca fizike – Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë
Psikologji – Universiteti i Kembrixhit
Shkenca shoqërore – MIT

Universitetet më të Mira në Botë – Renditja THE 2026

University of Oxford – Mbretëria e Bashkuar
Massachusetts Institute of Technology (MIT) – SHBA
Princeton University – SHBA (baraz me Cambridge)
University of Cambridge – Mbretëria e Bashkuar (baraz me Princeton)
Harvard University – SHBA
Stanford University – SHBA
California Institute of Technology (Caltech) – SHBA
Imperial College London – Mbretëria e Bashkuar
University of California, Berkeley – SHBA
Yale University – SHBA/KultPlus