Si të kthehemi në formë pas stresit ushqimor të festave të fundvitit?
”Turneu” i fortë i ushqimit dhe verës gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri çon në shtim në peshë.
Midis mishrave dhe verës, ne po konsumojmë shumë kalori, madje dhe me tepri.
Këshilla e ekspertëve është të përdorni logjikën e shëndoshë, të pini shumë ujë dhe të bëni ushtrime për t’u rikthyer shpejt në formë.
Pra, çfarë duhet të bëjmë këto ditë?
Po, pak ëmbëlsirë, me moderim, kur ndiejmë nevojën, por veçanërisht nëse e kemi tepruar në ditët e fundit, është më mirë të shmangim alkoolin.
Pastaj, kthehuni në rutinën tuaj të zakonshme, me vakte kryesore dhe ushqime të lehta.
Përqendrohuni te frutat dhe perimet, duke pasur parasysh se nuk ka ushqime për t’u demonizuar, ashtu siç nuk ka ushqime të vërteta detoksifikuese, dhe përgjysmoni porcionet në pjatën tuaj.
Këto janë këshillat për një rikuperim të suksesshëm, pas teprimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nga profesoreshë Silvia Migliaccio, specialiste në Endokrinologji dhe Ushqyerje Njerëzore, dhe Sekretare Kombëtare e Shoqatës Italiane të Shkencave Ushqimore.
Zierja në avull, pjekja në skarë ose skuqja në tigan pa vaj janë gjithashtu të lejuara.
Festat, pjesërisht për shkak të kufizimeve në dalje për të frenuar përhapjen e Covid-19, janë karakterizuar gjithashtu nga një mënyrë jetese disi më sedentare.
Një pikë tjetër kyçe është të fillosh ose të rifillosh aktivitetin fizik.
Një shëtitje ose vrapim i përditshëm sigurisht që mund të jetë i dobishëm në djegien e kalorive të tepërta dhe në largimin e përtacisë.
Këshilla është gjithmonë të bësh edhe aktivitet fizik, i cili është i njohur për rritjen e niveleve të endorfinës, të cilat shkaktojnë një ndjenjë euforie dhe mirëqenieje, të ngjashme me atë të ofruar nga ëmbëlsirat dhe alkooli.
Ndër rekomandimet e sugjeruara nga Shoqata Italiane e Ushqyerjes Njerëzore (SINU) është “të alternohen drekat dhe darkat me një dietë më të lehtë duke ndjekur parimet e dietës mesdhetare për pjesën tjetër të periudhës, në mënyrë që të zvogëlohen ditët e dedikuara për tepricë dhe të ndiqet një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar”. /oranews