Gabimi që e bën murin të duket joestetik, këtë mënyrë lyerjeje ekspertët e dënojnë ashpër
Ndonjëherë na duket se zgjedhja e ngjyrës për mur është gjysma e punës. Në realitet, ajo është vetëm fillimi
Drama e vërtetë nis te përfundimi, ajo fazë që në Pinterest duket perfekte, por në dhomën tuaj të gjumit mund të përfundojë krejt ndryshe. Sidomos shkëlqimi: ajo që në foto duket glamuroze, në realitet shpesh shndërrohet në një cirk verbues.
Dizajnerët e interierit janë të një mendimi: shkëlqimi i lartë në sipërfaqe të mëdha muri është ide shumë e keqe, dhe kjo për disa arsye. Amanda Bell, dizajnere e cituar shpesh nga The Spruce, thotë hapur se kjo është e vetmja përfundim lyerjeje që ajo nuk e rekomandon kurrë.
“Gjithmonë i dekurajoj pronarët e shtëpive nga boja me shkëlqim të lartë në sipërfaqe të mëdha. Natyrshmëria e saj reflektuese nxjerr në pah çdo të metë, bashkimet e pabarabarta, riparimet e vjetra, madje edhe ndryshimet më të imta të teksturës, thotë Bell.
Te muret me shkëlqim të lartë nuk ke ku të fshihesh. Çdo e metë duket si nën reflektor. Dhe për më tepër, Bell thekson se këto sipërfaqe janë shumë të vështira për t’u riparuar.
“Kërkojnë precizitet, përgatitje profesionale dhe aplikim të përsosur”, shpjegon ajo.
Ekspertët shtojnë se shkëlqimi i lartë ka kuptim vetëm kur doni të theksoni një zonë të vogël, p.sh. murin pas komodës apo ndonjë detaj të veçantë arkitektonik. Por përdorimi i tij në kuzhinë, banjo apo dhomë gjumi është pothuajse garanci për rezultat pa stil.
Prandaj Bell zgjedh përfundimin sipas karakterit të hapësirës. Në ambiente me shumë lagështi ose trafik të shpeshtë, si kuzhina dhe banjo, ajo rekomandon përfundime satene ose gjysmëshkëlqim: të qëndrueshme, të lehta për t’u pastruar dhe pa drama për çdo njollë.
Ndërsa për dhomat e gjumit dhe dhomat e ditës, këshilla është krejt tjetër: mat ose gjysmë mat, sepse zbutin dritën dhe krijojnë atmosferë më të qetë e elegante.
Kur zgjidhni përfundimin e ngjyrës, zgjidhni sipas ndjesisë së hapësirës, jo sipas trendit. Muri është sipërfaqja më e madhe e dhomës dhe gjithçka që vendosni mbi të flet për ju, pavarësisht nëse doni apo jo.