Si t’i vendosni saktë pirunët dhe lugët në enëlarëse, doreza lart apo poshtë?

Si t’i vendosni saktë pirunët dhe lugët në enëlarëse, doreza lart apo poshtë?

Lifestyle November 03, 2025 - 08:19

Ekspertët tregojnë si të rrisni pastërtinë dhe sigurinë gjatë larjes së takëmeve.

Një debat që zhvillohet pothuajse në çdo familje është ai nëse takëmet duhen vendosur në makinën larëse me dorezat lart apo poshtë. Në pamje të parë duket si pyetje banale, por kur e ngrini, të gjithë kanë mendimin dhe argumentet e tyre.

Në njërën anë qëndrojnë ata që thonë se takëmet duhet vendosur me dorezat lart, sepse në këtë mënyrë keni më shumë kontroll gjatë boshatisjes dhe nuk duhet të prekni “kokën” e pirunit apo lugës me duar të papastra.

Në anën tjetër janë ata që besojnë se opsioni më i mirë është vendosja e dorezave poshtë (që do të thotë "koka" e takëmit drejtuar lart), sepse “koka” e pirunit/lugës është më e ekspozuar ndaj ujit dhe detergjentit dhe pastrohet më mirë, transmeton Telegrafi.

Po çfarë thonë ekspertët?

Lindsay Jones, menaxhere marke për makinat larëse pranë një prodhuesi të madh, më parë ka rekomanduar për revistën Food&Wine që dorezat e pirunëve dhe lugëve të vendosen poshtë në koshin për takëmet, në mënyrë që kokat të jenë më të ekspozuara ndaj rrymës së ujit.

Image

Gjithashtu ajo ka theksuar se thikat, për sigurinë gjatë boshatisjes, duhen vendosur me tehun poshtë (pra doreza lart), që të shmangen lëndimet gjatë nxjerrjes.

Ben Chapman, profesor dhe ekspert për sigurinë ushqimore, ka shpjeguar se rreziku i transmetimit të patogjenëve nga dora në “kokën” e takëmit gjatë boshatisjes është shumë i ulët, fillimisht duhet të keni patogjen në dorë, më pas ta kaloni te takëmi, pastaj ai të mbijetojë deri në momentin kur kontakti bëhet me ushqimin... pra, një varg kushtesh “nëse”.

Ai nuk e shpalli asnjërën metodë më të mirë se tjetrën, përveçse konfirmoi se është shumë e vogël mundësia që të sëmureni apo të transmetoni patogjenë duke kapur takëmet e pastra.

Përveç kësaj, pavarësisht se si i vendosni takëmet, larja e duarve dhe higjiena e përgjithshme në kuzhinë kanë ndikim shumë më të madh në sigurinë ushqimore sesa nëse doreza vendoset lart apo poshtë.

Në fund të këtij debati, këto janë tre faktet kryesore të theksuara në artikull:

Takëmet pastrohen më mirë nëse doreza vendoset poshtë.

Thikat duhet të vendosen me dorezë lart, për të shmangur lëndimet nga tehet e mprehta.

Mundësia për transmetim të patogjenëve te takëmet është shumë e vogël; më e rëndësishme është larja e duarve përpara se të boshatisni makinën larëse.

Po ju, si i vendosni takëmet në makinën larëse të enëve?