
Katër rregulla për të mos e marrë gripin në zyrën ku punoni
Gripi po përhapet gjithnjë e më shumë në këto ditë të ftohta dimri. Nëse keni një punë zyre, ja se çfarë duhet të bëni që të mos e shpërndani atë me njëri-tjetrin.
1. Mos shkëmbeni me njëri-tjetrin telefonat me prekje
Telefonat me prekje që zakonisht shkojnë nga dora në dorë për të parë ndonjë foto, video ose diçka tjetër janë fole mikrobesh. Në mënyrë të paevitueshme, rreth 30% e viruseve ose baktereve që tashmë janë në ekranin e telefonit vijnë nga duart tuaja. Kujdes, këto të fundit do të jenë në kontakt me sytë, gojën ose hundën.
2. Lani shpesh duart
Sipas specialistëve, edhe në periudhën kur gripi qarkullon me shpejtësi të madhe, ne nuk i lajmë duart aq sa duhet. Në fakt ato janë porta hyrëse për viruse dhe në mënyrë të pavetëdijshme mund të prekim gojën dhe hundën.
Mos prekni objekte kolektive dhe nëse kësaj nuk i shmangeni dot lani rregullisht duart me sapun apo xhel hidro-alkoolik.
3. Ajroseni shpesh zyrën
Duhet me patjetër që viruset të shpërndahen në një ambient më të madh, në mënyrë që të ulet edhe rreziku i kontaminimit. Për këtë ajroseni zyrën disa herë në ditë edhe nëse bën i ftohtë i madh. Dhjetë minuta janë të mjaftueshme. Nëse keni mundësi mund të përdorni edhe spray-e të cilat vrasin mikrobet.
4. Shmangni puthjet
Në periudhe gripi, shmangni sa më shumë puthjet e mëngjesit dhe dhëniet e duarve nëpër mbledhje. Në fakt e mira është të mos mblidheni nëpër vende shume të vogla. Gjatë kësaj kohe, specialitet rekomandojnë një largësi prej 2 metrash midis personave.