
Ja kur është mosha ideale për të kurorëzuar dashurinë me martesë
Lifestyle
October 21, 2025 - 10:38
Nëse dëshironi një martesë pa ndarje, është mirë që të mos martoheni shumë të rinj.
Në korrik të vitit 2015, hulumtuesi Nicholas Wolfinger nga universiteti "Utah" njoftoi se ka gjetur moshën ideale për martesë, pasi shikoi disa të dhëna të publikuara në një revistë amerikane.
Wolfingeri, një profesor i sociologjisë në këtë universitet, tha se shanset për t’u divorcuar ishin më të vogla kur një çift ishte martuar në mes të moshës 28 dhe 32.